Lajme
Dick Marty zbut raportin
Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, e ka zbutur raportin e tij dhe ka përpiluar një rezolutë në tri faqe tekst ku preferon që EULEX-it të fillojë hetimet rreth “aktiviteteve kriminale të UCK-së kundër popullatës serbe dhe joshqiptare në Kosovë.
Sipas gazetës Blic të Beogradit, në rezolutë, siç pohoi edhe vetë Marty në një intervistë për albinfo,ch, nuk përmendet në mënyrë eksplicite emri i Hashim Thaçit, por theksohet se pjesëtarë të UCK-së kanë marrë pjesë në aktivitete kriminale edhe në territorin e Shqipërisë, ku thuhet se ka pasur burgje për transplantim të organeve.
Pjesë përbërëse e rezolutës është edhe memorandum, që faktikisht paraqet citim fjalë për fjalë të raportit të Martyt të publikuar nga Këshilli i Evropës një muaj më parë.
Ndërkohë zyrtarë të EULEX-it kanë thënë se do të ngrenë hetime nëse ka dëshmi të mjaftueshme se ka pasur aktivitete të rënda kriminale dhe nëse misioni evropian në Kosovës është kompetencë për këso hetimi.
Ditë më parë, një delegacion i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i përbërë nga prokurorë të EULEX-it dhe prokurorë të Kosovës, kanë biseduar në Tiranë me kryeprokuroren e Shqipërisë, Ina Rama rreth mundësive të bashkëpunimit pas akuzave të Dick Martyt.
E-Diaspora
-
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin... -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtare: Këta janë 26 futbollistët që Zvicra do t’i dërgojë në Kupën e Botës Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të... -
Zvicra voton në qershor për taksa, paga dhe banesa -
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës -
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026 -
Zvicra planifikon zgjerim të madh të linjave ndërkombëtare të trenave














