Lajme
Rritet numri i punëkërkuesve në Kosovë
Viti i kaluar kishte shënuar një ngritje të numrit të punëkërkuesve, të cilët janë regjistruar për herë të parë në qendrën rajonale të Prishtinës. Numri i punëkërkuesve që janë regjistruar për herë të parë në vitin 2009 ishte 3949, ndërsa në vitin 2010 kishte arritur shifrën në 4349 sish.
Derisa Salih Ramaj, një punëkërkues nga Prishtina, ka treguar se nuk shpreson shumë në këtë, sepse siç ka thënë ai, ishte i regjistruar në këtë qendër në vitin 2008, por asnjëherë nuk është ftuar as për intervistë e as në ndonjë trajnim. Ai ka thënë se tani dëshiron prapë të regjistrohet dhe shpreson në një vit më të mirë dhe të gjejë punë.
“Kam qenë i regjistruar në vitin 2008 por asnjëherë nuk më kanë thirrur, në asnjë trajnim, e tani po regjistrohem por prapë nuk shpresoj aq sepse papunësia është shumë e madhe”, ka thënë ai për gazetën Zëri.
Drejtori i Qendrës rajonale për Prishtinë për regjistrim të punëkërkuesve, Zylkifli Obërtinca, ka pranuar faktin se gjatë vitit 2010 statistikat flasin për një rritje të numrit të punëkërkuesve për 400 veta. Ai ka thënë se gjatë këtij viti kanë qenë 1841 vende të lira të punës, ndërsa me ndërmjetësim të kësaj qendre kanë arritur të punësohen 1703 persona. Sipas tij, disproporcioni mes vendeve të lira të punës dhe punësimit është për shkak të anulimit të vendeve të punës nga ana e punëdhënësve por edhe bartja për vitin 2011 për realizim gjatë këtij viti. “Asnjëherë nuk mund të jetë numri i njëjtë me atë të vendeve të lira edhe pse punëkërkues ka shumë, por gjithnjë mbetet një numër i vogël për t’u realizuar në vazhdim”, ka theksuar ai.
Vetëm në Prishtinë numri i të papunëve është 19 mijë e 715 prej tyre mbi 10 mijë e 100 janë ferma. Në vitin 2010 për herë të parë vetëm për Prishtinë janë paraqitur 1758 punëkërkues, që krahasuar me 2009 reflekton me një rritje prej mbi 600 punëkërkues më shumë.
“Numri i vendeve të lira të punës vetëm për Prishtinë është 721, ku me ndërmjetësim të kësaj qendre kanë arritur të punësohen mbi 570 punëkërkues”, ka thënë Obërtnica.
Në fund të vitit 2010 në Qendrën Rajonale për Punësim në Prishtinë janë të evidencuar 64 374 punëkërkues, ku prej tyre 31 320 janë femra. Numri i punëkërkuesve të cilët kanë hyrë në trajnime është 664, ndërsa prej tyre 598 kanë arritur të certifikohen për trajnimet që kanë mbajtur. trajnimet kryesisht janë bërë për punë në zyre, administrim biznesi, servisim të pajisjeve të zyrave etj.
E-Diaspora
-
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin... -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtare: Këta janë 26 futbollistët që Zvicra do t’i dërgojë në Kupën e Botës Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të... -
Zvicra voton në qershor për taksa, paga dhe banesa -
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës -
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026 -
Zvicra planifikon zgjerim të madh të linjave ndërkombëtare të trenave













