Lajme
KEK-u nuk fal
Korporata Energjetike e Kosovës nuk e ka ndërmend të falë asnjë borxh të konsumatorëve të vet. Kjo korporatë nuk do t’i ndalojë aksionet për shkyçje nga rrjeti elektrik borxhlinjtë e saj, deri në pagesën e centit të fundit. E dilemat se mund të hiqen borxhet me momentin e privatizimit të kësaj korporate i heqin drejtuesit e KEK`ut.
Ata thonë se kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë.Sipas gazetës Express, pavarësisht procesit të privatizimit, KEK-u nuk do të shlyejë e as të reduktojë asnjë borxh. Borxhet prej 350 milionë eurove të grumbulluara me vite mund ta rrezikojnë këtë ndërmarrje gjatë procesit të futjes së kapitalit privat në të.
Borxhet e kontestuara, për menaxhmentin e korporatës, janë një masë e përkohshme dhe assesi nuk nënkuptojnë falje të borxhit.Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut, thotë se korporata në asnjë rrethanë nuk do të heqë dorë nga asnjë borxh që konsumatorët kanë, që është faturuar në bazë të shpenzimit dhe për të cilin nuk ka fakte që e kontestojnë atë. “KEK ua bën të qartë të gjithëve se pavarësisht privatizimit që është në proces, nuk do ta amnistojë asnjë individ.
Prandaj, asnjë konsumator të mos kujtojë se për shkak të privatizimit do t’i hiqet borxhi apo do t’i reduktohet ai, sepse kjo nuk do të ndodhë”, tha Buzhala.Të gjithë ata që hezitojnë t’i paguajnë faturat dhe pengojnë punëtorët e korporatës, ai thotë se do të kenë punë edhe me Policinë e Kosovës dhe gjykatat.
Tashmë ka hyrë në fuqi Ligji për Energji Elektrike që e definon qartë se kur mund të shkyçet konsumatori, sikurse rregullat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.“Në këtë situatë, çdo borxhli do të jetë i shkyçur deri në momentin e pagesës së borxhit.
Politika e sotme e korporatës është që ata që paguajnë faturat do të kenë energji elektrike, ata që nuk paguajnë do të shkyçen”, tha zëdhënësi Buzhala.Në anën tjetër, ekspertët rekomandojnë që të gjinden modele për faturimin dhe inkasimin e energjisë elektrike në të gjithë territorin e Kosovës.
Ish ministri i Energjisë dhe Minierave, Et’hem Çeku, vlerëson se të gjitha këto borxhe janë dhe do të jenë pengesë e zhvillimit të kësaj ndërmarrjeje. “Borxhet e krijuara do t`i sjellin shumë probleme gjatë procesit të privatizimit, pasi që investitori do t’i llogarisë të gjitha në ofertën që do ta bëjë dhe do t’i vendosë në pakon e riskut”, thotë Ceku.
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, konsideron se borxhet janë problem sistematik për KEK-un. “Nuk ka funksionuar asnjë strategji e arkëtimit në këtë ndërmarrje dhe kjo do të ketë impakt negativ gjatë privatizimit”, thotë Rukiqi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












