Calmy-Rey dhe Merkel, konfirmojnë raportet e mira fqinjësore
Shefet e dy vendeve fqinje në takimin e tyre kanë vendosur në plan të parë çështjet për të cilat ato kanë qëndrime pajtuese
Ritheksimi i raporteve të mira fqinjësore dhe disa mospajtime të vogla kanë karakterizuar takimin që presidentja e Zvicrës Micheline Calmy rey ka zhvilluar sot me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.
Në fokus të takimit kanë qenë çështjet si negociatat mbi taksat, projekti Neat dhe konflikti rreth zhurmës së aeroplanëve. Ky i fundit, ka acaruar disa herë marrëdhëniet në mes të dy vendeve.
Siç shkruan gazeta Tages Anzeiger në portalin e saj, dy shefet e vendeve fqinje në takimin e tyre kanë vendosur në plan të parë çështjet për të cilat ato kanë qëndrime pajtuese.
«Është normale që në mesin e fqinjëve ndodhin edhe probleme», citon gazeta presidenten Rey.
Ajo ka nënvizuar se vendi i saj po i përmbahet strategjisë për «paranë e pastër» që nënkupton se nuk tolerohen më para të dyshimta në bankat zvicerane.
Nga ana e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur pozitivisht për unifikimin e qëndrimeve në mes të dy vendeve lidhur me marrëveshjen për taksim të dyfishtë.
Merkel ka treguar mirëkuptim edhe lidhur me rrugën bilaterale që ka zgjedhur Zvicra për bashkëpunimin me vendet e BE-së.
Ndërsa rreth problemit të zhurmës së aeroplanëve në zonën ndërkufitare, kancelarja gjermane është shprehur se punët, në rrafshin teknik, kanë ecur mirë.
Presidentja e federatës zvicerane është pritur sot me nderime ushtarake në Berlin nga presidenti gjerman, Christian Wulf.
E-Diaspora
-
Elona Beqiraj dhe Fatbardh Kqiku sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë Autorë shqiptarë sjellin lexim skenik në Cyrih mbi migrimin dhe kujtesën e luftës në Kosovë... -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ -
Bashkëpunimi nga diaspora shqiptare në Zvicër forcon kujdesin mjekësor në Viti dhe Gjilan -
Planifikoi sulm në koncertin e Swift: Fillon gjyqi për shqiptarin në Austri -
Leipzig
“Nyjet e Kohës” hapet në Leipzig: Një mbrëmje arti që bashkon kujtesën, identitetin dhe trashëgiminë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mban rezerva ekskluzive të karburantit në kohë krize energjetike Zvicra si “ishull karburanti” në Evropë: Furnizimi me benzinë dhe naftë mbetet i sigurt... -
Ushtria zvicerane bashkon kuajt dhe dronët në patrullime moderne -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ -
Cyrihu kontribuon me një të pestën e GDP-së së Zvicrës -
Zvicër: Kërkohet ndalim më i rreptë i cigareve elektronike në platformat e trenave














