Kosova
Bashkëpunimi nga diaspora shqiptare në Zvicër forcon kujdesin mjekësor në Viti dhe Gjilan
Bashkëpunim nga diaspora shqiptare në Zvicër forcon kujdesin mjekësor në Kosovë
Disa institucione shëndetësore në Kosovë, përfshirë spitalet e Gjilanit dhe Ferizajt, QKUK-në në Prishtinë, si dhe QKMF-të në Ferizaj, Viti, Kamenicë, Kaçanik, Han të Elezit, Shtime dhe Novobërd kanë pranuar një donacion të rëndësishëm që synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së trajtimit të pacientëve. Ky donacion është realizuar falë bashkëpunimit me Shoqatën “Zentrum Parandalo” dhe Xhaminë “Shtëpia e Paqes” në Cyrih të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Në QKMF në Viti, donacioni do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimet e urgjencës primare. Ai përfshin 20 bartëse për pacientë të lënduar, të cilat do të përdoren në QMF-në e Pozheranit dhe në autoambulanca. Këto pajisje pritet të lehtësojnë punën e stafit shëndetësor dhe të rrisin sigurinë dhe efikasitetin gjatë trajtimit të rasteve emergjente, veçanërisht në situata traume dhe aksidentesh.
Drejtoresha e QKMF-së në Viti, dr. Vjollca Kadolli Halili, shprehu mirënjohje të thellë për donatorët, duke vlerësuar kontributin e tyre në avancimin e shërbimeve shëndetësore në komunë. Në shenjë falënderimi, ajo ndau mirënjohje institucionale për Shoqatën “Parandalo” dhe Xhaminë “Shtëpia e Paqes”. Ajo gjithashtu theksoi se bashkëpunimi me këto organizata ka vazhduar edhe në të kaluarën përmes aktiviteteve vetëdijesuese në komunitet.
Ndërkohë, edhe Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka përfituar nga ky donacion. Drejtori i spitalit, dr. Afrim Cana, falënderoi donatorët nga Cyrihu, duke theksuar se mbështetja e tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve dhe kujdesit ndaj pacientëve.
Ky kontribut nga diaspora shqiptare në Zvicër vlerësohet si një ndihmë e rëndësishme për sistemin shëndetësor në Kosovë, duke synuar kujdes më efikas, më të sigurt dhe më cilësor për qytetarët.
Bëhet fjalë për një donacion prej 200 copë pëlhurë ngritjeje (Tragetücher) për spitalet dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kosovë, me vlerë totale prej 3,200 frangash zvicerane.
Donacioni synon të mbështesë institucionet shëndetësore, të përmirësojë kushtet për pacientët dhe të lehtësojë punën e stafit mjekësor. Pajisjet janë shpërndarë në disa institucione shëndetësore, përfshirë spitalet e Gjilanit dhe Ferizajt, QKUK-në në Prishtinë, si dhe QKMF-të në Ferizaj, Gjilan, Viti, Kamenicë, Kaçanik, Han të Elezit, Shtime dhe Novobërdë.
E-Diaspora
-
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 E reja nga Antwerpeni synon të shkëlqejë në një nga konkurset më prestigjioze të bukurisë në... -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit
Jeta në Zvicër
-
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër Periudha e vlefshmërisë së ndalimit të Hamasit në Zvicër, e cila ka qenë në fuqi prej... -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore -
Swissaid ndihmoi 300,000 njerëz në mbarë botën në vitin 2025











