Shkurt.ch
Vdes një ushtar zviceran, me mision në Kosovë
Një ushtar zviceran, i cili ishte në Swisscoy, ka vdekur mbrëmë në Spitalin Universitar të Lozanës. Ai ishte i sëmurë rëndë në Kosovë dhe ishte dërguar më pas në Zvicër.
Për cilën sëmundje është fjala nuk është bërë e njohur nga Ushtria e Zvicrës. Mosha e ushtarit për arsye të mbrojtjes së privatësisë mbetet e panjohur.
Ushtari fillimisht ishte trajtuar një ditë në spitalin ushtarak të forcave të sigurisë së NATO-s në Kosovë (KFOR). Të shtunën e kaluar ai ishte dërguar më pas me Rega në Zvicër dhe ishte trajtuar në Spitalin Universitar të Lozanës, ku edhe vdiq pas disa ditësh.
Kreu i Ushtrisë së Zvicrës ka shprehur keqardhje për vdekjen e pjesëtarit të tyre, duke ngushëlluar familjarët, miqtë dhe shokët e të ndjerit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













