Lajme
Kosova ende pa sigurime shëndetësore
Tri vjet pas pavarësisë, Kosova vazhdon të mos ketë sigurime shëndetësore. Një ligj provizor ekziston që nga koha e UNMIK-ut, të miratuar në vitin 2004, por që nuk është implementuar kurrë.
Ndërsa vitin e kaluar qe përgatitur një projekt-ligj nga ana e Qeverisë në largim, por që nuk u miratuar nga Kuvendi, pas u shpërbë në nëntor.
Lidhur me këtë çështje sot u diskutua në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Shëndetësore (QHSH), ku të pranishmit u pajtuan se mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe ligjit që rregullon këtë çështje, e dëmton Kosovën.
Drejtori ekzekutiv i QHSH-së, Haxhi Avdyli tha se në Kosovë nuk është bërë as hapi i parë – miratimi i Ligjit. “Megjithëse është thënë se reformat në shëndetësi janë prioritet, ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim”, ka thënë Avdyli, ndërkohë ka lexuar disa rekomandime që kanë dalë si rezultat i këtij punimi.
Sekretari i Përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj, ka thënë se dhjetë vitet e pasluftës kanë qenë të vështira për sistemin shëndetësor në tërësi. Sipas tij, edhe kur të aprovohet Ligji për sigurimet shëndetësore, nuk do të thotë se është implementuar ky sistem. “Nga miratimi i ligjit, deri në implementimin e sigurimeve shëndetësore, duhen tre deri në pesë vite”. Tolaj ka thënë se për të zbatuar në praktikë sigurimet shëndetësore, kërkohet edhe vullnet politik.
Lidhur me implikimet buxhetore të sigurimeve shëndetësore ka folur Shyqeri Hyseni nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. “Për një vit, shpenzimet e fondit kapin shumën prej 296 milionë euro”, dhe si të tilla e rëndojnë mjaft shumë buxhetin e Kosovës, ka thënë ai.
Të pranishmit kanë kritikuar edhe qasjen e Qeverisë ndaj shëndetësisë në përgjithësi. Është vlerësuar se asnjë nga qeveritë e pasluftës në Kosovë nuk e ka pasur prioritet shëndetësinë.
Tryeza kishte pasur për qëllim sensibilizimin e publikut, e me theks të veçantë të institucionet vendimmarrëse për trajtimin me urgjencë të kësaj problematike, si dhe nxjerrjen e rekomandimeve që do të përdoren në punimin përfundimtar, në mënyrë që të gjenden format më të mira të ndërtimit të sistemit të sigurimeve shëndetësore në Kosovë.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Inflacioni në zero Shkalla e inflacionit në Zvicër ra përsëri në zero përqind në nëntor, pak më poshtë nga... -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026 -
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga











