Lajme
Apeli e shpall të pafajshëm Fatmir Limën në rastin “Kleçka”
Deputeti Fatmir Limaj dhe grupi që akuzohej bashkë me të është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit në lidhje me rastin “Kleçka”.
Trupi gjykues në përbërje të dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një vendësi, ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë kundër gjyklimit të mëparshëm lirues.
Siç shkruan portali insajder duke iu referauar burimeve të veta nga Gjykata(që kanë dashur të mbeten anonime) aktgjykimi që Limajn dhe nëntë të tjerët i rishpall të pafajshëm është nxjerr dy muaj më parë, por ende nuk është publikuar.
“Ankesa e Prokurorisë është hedhur poshtë dhe është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë”, ka thënë një burim tjetër.
Të njëjtin konfirmim Insajderit ia kanë dhënë edhe dy burime tjera.
Në Gjykatën e Apelit nuk kanë folur për këtë me arsyetimin se ende nuk është publikuar aktgjykimi. Pa u publikuar ky aktgjykim nuk kanë dashur të flasin as në ekipin mbrojtës të Fatmir Limajt.
Apeli i ka dhënë fund këtij procesi të gjatë që ka nisur pesë vjet më parë. Limaj dhe të tjerët janë shpallur dy herë të pafajshëm nga shkalla e parë.
Rasti Kleçka kishte shkuar në Apel me ankesën e ish-prokurorit, Maorizio Salustro, pasi për të dytën herë shkalla e parë e kishte shpallur të pafajshëm Arben Krasniqin, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Behlul Limajn, Fatmir Limajn, Refki Mazrekun, Naser Shalën, Sabit Shalën, Shaban Shalën dhe Besim Shurdhajn.
Limaj akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër robërve të luftës. Mes tjerash akuzohej se kishte urdhëruar vrasjen e dy serbëve. Vrasjen e tyre pretendohet se e kishte kryer Agim Zogaj i njohur si dëshmitari “X”.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra











