Lajme
Tava e Elbasanit
… patrioti i vendosur në brendinë time dëshiroi që si pjesë e misionit të sotëm ditor për drekë të ketë “Tavë të Elbasanit” me shpresë se kështu do të bëj një akt vizionar, ku i ulur pranë televizorit do të shoh emisionin “Kënaqësia e gatimit”!
Deri ku mund të arrijë largpamësia e një politikani që mendon se fjala “VIZION” rrjedh prej fjalës “TELEVIZION“?!? Nuk besoj se mbërrin më larg se televizori në zyrën e tij, ku ai ulet dhe i pret lajmet e ditës. Dëshira për të qenë sa më i pranishëm në atë medium, pa marrë parasysh pasojat, e shndërron atë në një politikan që e ka harruar misionin e tij. Ai vazhdon të mendojë se me paraqitjen e tij në lajmet kryesore të ditës e ka arritur aspiratën kryesore të vizionit të tij televiziv.
Aq më keq që ai mendon se edhe fjala “MISION” rrjedh nga fjala “EMISION”!!!. Në këtë frymë ai vazhdon të bëjë emisione në emër të misionit të tij politik. Gjithë kjo “për hir” të atyre të cilët e kanë harxhuar ngjyrën e stilografit që ta rrethojnë numrin e po këtij kandidati që tash bëhet udhëheqës i tyre.
Pastaj duhet të merresh me pasojat paradoksale: duhet vërtetuar që në fakt specialiteti “Tava e Elbasanit” nuk e ka prejardhjen prej kuzhinës tradicionale maqedonase; të dëshmohet se, edhe përkrah të arriturave të mëdha pas pavarësisë, kosovarët megjithatë nuk janë transplantuesit më të shkathtë në Europë dhe, së fundi të vërtetohet se Tirana, mbi të gjitha, është kryeqytet i Shqipërisë dhe jo skenë teatrale ku bëhet parapërgatitje për ndonjë dramë.
Fat në fatkeqësi që u mbajt Forumi Ekonomik në Davos me gjithë ato tollovi dhe kështu pak u tërhoq vëmendja në drejtim tjetër. Por, jo edhe për mua, sepse patrioti i vendosur në brendinë time dëshiroi që si pjesë e misionit të sotëm ditor për drekë të ketë “Tavë të Elbasanit” me shpresë se kështu do të bëj një akt vizionar, ku i ulur pranë televizorit do të shoh emisionin “Kënaqësia e gatimit”!
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














