Shkurt.ch
2.05 milionë të huaj jetojnë në Zvicër
Migracioni mbetet faktori më i rëndësishëm që siguron rritjen e numrit të banorëve. Në numrin prej 87500 banorësh plus që ka fituar Zvicra gjatë vitit të kaluar, 74900 janë migrantë!
Ndonëse me ritëm të zvogëluar, popullata e Zvicrës vazhdon të rritet. Kështu, në fund të vitit 2015 në Zvicër jetonin gjithsej 8.33 milionë banorë, ose 1.1% më shumë se një vit më parë. Ndërsa popullata me prejardhje të huaj ka kaluar tashmë shifrën prej 2 milionë banorësh.
Edhe më tutje, migracioni mbetet faktori më i rëndësishëm që siguron rritjen e numrit të banorëve, shkruan albinfo.ch. Siç bëhet e ditur nga një raport që ka publikuar sot Zyra Federale për Statistika (BFS), në numrin prej 87500 banorësh plus që ka fituar Zvicra gjatë vitit të kaluar, 74900 janë migrantë. Ndërsa 17.600 të tjerët janë si rezultat i lindjeve gjegjësisht diferencës në mes të të lindurve dhe të vdekurve brenda popullatës rezidente.
Megjithatë, vitin që shkoi emigracioni (lëshimi i Zvicrës)me 21.1% është rritur më shumë se migracioni (0.5%). Për këtë arsye numri neto i shtimit të të huajve të ardhur gjatë vitit të kaluar, ka pësuar një rënie të lehtë.
Rritja në përgjithësi ka shënuar një ngadalësim në krahasim me një vit më parë kur ishte 1.2%. Ky ngadalësim i rritjes vihet re më tepër te të huajt, që me 2.5% ishte më e ulët në krahasim me vitet 2011 deri 2014.
Megjithatë, si numri ashtu dhe përqindja e të huajve në total janë rritur, përcjell albinfo.ch. Në fund të vitit 2015 në Zvicër kishte 2.05 milionë të huaj që përbënin 24.6% të popullatës. Një vit më parë ata ishin 24.3%.
Popullata me prejardhje të huaj është në mesatare për 7 vjet më e re se ajo vendëse: gjegjësisht mesatarja e të huajve është 37 vjet dhe e zviceranëve 44.
Edhe një e dhënë interesante: numri i personave mbi 100 vjeçarë është rritur për 0.6 për qind dhe ka arritur në 1600 sish. 1300 prej tyre janë gra!
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











