Lajme
AAK-ja refuzon ofertën e fundit të PDK-së
Pas shumë spekulimeve mediale se AAK-ja e Ramush Haradinajt do t’i bashkohet partisë fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare – PDK-së të Hashim Thaçit, përfundimisht u bë e ditur se nuk do të ketë koalicion midis këtyre dy partive.
Të hënën mbrëma, siç mëson Albinfo nga burime partiake, AAK-ja ka refuzuar edhe ofertën e fundit të PDK-së – AAK-ja të mbajë postin e presidentit, zëvendëskryeministrit, shtatë ministri, shtatë zëvendësministri dhe pesë vende ambasadori, por që të gjitha këto janë hedhur poshtë nga Kryesia dhe Kuvendi Qendror i AAK-së.
Ndërkohë, qëndrimi përfundimtar i AAK-së është për të mos bërë koalicion më PDK-në, nëse kryeministër është Hashim Thaçi. Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, ka thënë se nëse Thaçi mban postin e kryeministrit, atëherë AAK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. AAK-ja insiston në kushtin që qeveria e ardhshme të mos drejtohet nga kreu i PDK-së.
Për të martën është caktuar edhe një mbledhje e organeve më të larta të AAK-së, ku pritet të konfirmohet vendim i prerë për bashkëqeverisjes me PDK-në në përputhje me udhëzimet e marra nga kreu i partisë, Ramush Haradinaj, i cili gjendet në Hagë.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, I cili në dielën ka qëndruar në Hagë dhe është takuar me Haradinajn, ka mohuar shkrimet e mediave se kjo parti ka vendosur të hyjë në koalicion me PDK-në.
Nga ana tjetër, PDK-ja mban qëndrimin se vetëm Hashim Thaci është mandatar për formimin e qeverisë së re.
Zyrtari i lartë i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se, duke respektuar të gjitha procedurat demokratike, të parapara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, kjo parti do të procedojë menjëherë aktivitetet konkrete në funksion të krijimit të qeverisë së re dhe institucioneve të tjera të Kosovës.
Të hënën KQZ-ja i certifikoi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit, ndërsa ushtruesi I detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi konfirmoi se të mërkurën do të fillojë konsultimet me partitë parlamentare për konstituimin e Kuvendit të ri dhe më pas do t’ia jep mandatin Hashim Thaçit për të formuar qeverinë e re.
Nëse AAK-ja nuk hyn në qeverinë e re, atëherë variant është bashkëqeverisja e PDK-së me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe partitë e minoriteteve. Sipas këtij varianti, që përfolët në qarqe të ndryshme, Pacolli do të zgjidhej president, ndërsa Hashim Thaçi do të ishte kryeministër, e Jakup Krasniqi kryetar I Kuvendit. Në këtë matematikë deputetësh do të siguroheshin 67 deputetë dhe do të votohej qeveria e re – PDK-ja me 34 deputetë, AKR-ja me tetë dhe partitë e minoriteteve me 25 deputetë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











