Lajme
Prioritet i Odës zhvillimi ekonomik
Ambasadori i Francës në Kosovë, i ka ftuar biznesmenët kosovar që të kenë besim te vetvetja dhe që të mos presin që dikush tjetër tu ndihmon në zgjidhjen e problemeve me te cilat ballafaqohen, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë e vendit të tij që edhe më tej të ndihmon Kosovën në të gjitha lemitë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e njoftoi ambasadorin Fitu me gjendjen aktuale ekonomike në vend duke theksuar se prioritet i Odës do të jetë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik.
“Çfarëdo qofshin krizat ekonomike nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe pa marr parasysh kohëzgjatjen e tyre ne si OEK mendojmë se kurrë nuk duhet harruar se fuqia e një vendi nuk matet me numrin e partive politike, por me prodhimin kombëtar”, tha ai.
Sipas Gërxhaliu tha se për tri vjet vendi nuk mund te del nga kriza ekonomike dhe të shndërrohet në parajsë. “Por kjo nuk guxon të shfrytëzohet si arsyetim për ngecje të reformave ekonomike dhe mungesën e inkurajimit më të madh për një zhvillim më të shpejtë dhe sinjifikativ ekonomik të vendit”, tha Gërxhaliu.
Kryetari i OEK-ut ka theksuar se me ambasadorin Fitu është biseduar për përkrahjen ne sensibilizimin e raporteve ne kuadër te CEFTA-se, ne rend të parë me Serbinë, që të përdor autoritetin e vet që preferencat ekonomike të cilat nuk i ka më Kosova të kthehen prapë dhe produktet kosovare të jenë ato që do të mund të depërtojnë në tregun evropian. Kurse ambasadori Jean Fraçois Fitu theksoi se Kosova duhet të merr më shumë përgjegjësi.
“Kosova duhet qe ti merr gjerat në dorë sidomos kur flasim për ekonomi. Partneriteti me shtetin tim është i dukshëm, ne gjithashtu do t’i ftojmë investitorët, të gjejmë punë e cila do t’u ndihmonte te rinjve që të gjejnë punë në Kosove, por edhe të marrin pjesë dhe të bëjnë diçka për të ardhmen e Kosovës.”, tha ambasadori Fitu.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











