Lajme
Kur dhe si do të privatizohet Brezovica?
Agjencia Kosovare e Privatizimit, në bashkëpunim me Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë, është duke bërë përgatitjet e nevojshme për privatizimin e kompleksit turistik në Brezovicë, që gjendet në komunën e Shtërpcës, rajon ky i banuar me shumicë serbe.
Ylli Kaloshi, zëdhënës në AKP, nuk tregon kohën se kur mund të privatizohet ky kompleks, por thotë se tashmë janë duke u bërë përgatitjet për konferencën me investitorët potencialë. “Master plani ka përfunduar dhe tani AKP-ja e ICO-ja, si dhe komuna, janë në përgatitje të konferencës me investitorë, e cila kërkon një periudhë kohore më të gjatë për t’u organizuar në mënyrë sa më serioze. Duhet të ruhet baraspesha në mes të privatizimit të aseteve të ndërmarrjes shoqërore dhe zhvillimit të zonës së re turistike dhe duhet të arrihen afatet kohore në mes të gjitha palëve”, bën të ditur Kaloshi.
Por, zyrtarë në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, në një përgjigje me anë të postës elektronike, thonë se kjo konferencë do të mbahet në fund të vitit 2011. Fjolla Çeku, nga kjo zyrë, thotë se Komisioni Evropian do ta përkrahë ekzekutivin e vendit në organizimin e konferencës, duke ofruar dokumentacion dhe reklamim të këtij kompleksi, me qëllim tërheqjen e investitorëve më të suksesshëm.Udhëheqës të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, në fund të muajit të kaluar kanë prezantuar një master-plan për rikuperim ekonomik të kompleksit “Brezovica”.
Thelbi kryesor i këtij master-plani, sipas Çekut, është që kompleksi “Brezovica” të bëhet atraktiv për investitorët e huaj dhe në të njëjtën kohë të mbahet baraspesha ndërmjet objekteve ekzistuese dhe investimeve.Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike shprehin nevojën e privatizimit të këtij kompleksi.Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se një ndër burimet më premtuese për zhvillimin ekonomik të vendit është privatizimi i qendrës turistike në Brezovicë.
“Është kërkesë e të gjitha palëve të interesit, përfshirë këtu edhe komunitetin e biznesit, që të ndodhë privatizimi i atij kompleksi turistik, duke pasur parasysh se është një ndër burimet më premtuese për zhvillimin ekonomik – e sidomos tani kur kemi një plan shumë konkret të përgatitur nga Komisioni Evropian, i cili besoj se do ta ndihmojë zhvillimin ekonomik të atij rajoni”, thotë Zeka.
Por, ajo që ende mbetet e paqartë në këtë proces, është fakti se me çfarë metode do të privatizohet ky kompleks, pasi forma e privatizimit me spin-off special më nuk aplikohet. Lidhur me këtë, Ylli Kaloshi thotë se Bordi i Drejtorëve i AKP-së do të vendosë për kushtet e privatizimit, pasi që ky privatizim, sipas tij, ka rëndësi strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih Ndryshimi më i madh në historinë e transportit publik të qytetit të Cyrihut nuk ka shkaktuar... -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël











