Lajme
Komisioni Evropian bën rekomandimin për heqjen e vizave për Kosovën
Avramopoulos: "Duhet të përgëzojmë Kosovën për këto arritje. Në raportin e sotëm të progresit, Komisioni konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat nga udhëzuesi për liberalizim të vizave"
Ashtu siç edhe pritej, Komisioni Evropian i ka propozuar sot Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë.
Komisioneri për Migrim dhe çështje të brendshme, Dimitris Avramopoulos ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga udhëzuesi për liberalizim të vizave dhe se shpreson se tani edhe Parlamenti Evropian dhe Këshilli, do ta miratojnë propozimin, shkruan REL.
Por, sipas komisionerit Avramopoulos Kosova ka edhe dy kushte për të përmbushur përpara miratimit përfundimtar të propozimit.
“Ne po e vazhdojmë përkushtimin tonë për të propozuar udhëtimin e lirë pa viza në Bashkimin Evropian, për qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike. Kjo do të lehtësojë kontaktet ndërmjet njerëzve, do të forcojë lidhjet afariste, kulturore e sociale ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Ky është edhe qëllimi. Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës në arritjen e reformave të rënda dhe gjithëpërfshirëse në fushën e drejtësisë dhe të çështjeve të brendshme dhe madje edhe përtej kësaj, siç janë fushat me ndikim ajo e sundimit të ligjit dhe të rendit dhe reforma në drejtësi”.
“Duhet të përgëzojmë Kosovën për këto arritje. Në raportin e sotëm të progresit, Komisioni konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat nga udhëzuesi për liberalizim të vizave duke marrë parasysh se me miratimin e këtij propozimi nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, siç e dini janë edhe dy hapa përpara, Kosova do të ketë ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe do të forcojë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
“E di se sa i rëndësishëm është udhëtimi pa viza për qytetarët e Kosovës dhe siç e thash edhe në fillim jam i kënaqur me përparimin e arritur dhe shpresoj se Parlamenti Evropian dhe Këshilli do ta miratojnë së shpejti propozimin tonë, tha komisionari Dimitris Avramopoulos për Radio Evropa e Lirë.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












