Sport
Edhe De Biasi uron Kosovën
Listës së urimeve për pranimin e Kosovës i është shtuar edhe Gianni De Biasi, përzgjedhës i Kombëtares shqiptare
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) është vërshuar nga telegramet e urimeve, pasi u pranuan në UEFA, një moment historik për futbollin kosovar, por edhe për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Edhe përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka uruar Kosovën për pranimin në UEFA. Këtë e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një komunikate për media.
“Në vazhdën e telegram-urimeve që po i arrijnë FFK-së dhe kryetarit Fadil Vokrri me rastin e pranimit të FFK-së në UEFA sot një urim i veçantë është edhe urimi i përzgjedhësit të Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, i cili uron kryetarin Vokrri dhe gjithë klubet dhe futbollistët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Më 3 maj Kosova është bërë pjesë e UEFA-s, ndërsa më 13 maj pret anëtarësimin edhe në FIFA.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














