Sport
Sadiku shënon dy herë për Vaduzin
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte gjithmonë titullar për skuadrën e tij dhe golin e parë e realizoi nga pika e bardhë në minutën e 31-të, derisa golin e dytë e ka realizuar në minutën e 73-të
Armando Sadiku ka shënuar dy herë të mërkurën mbrëma për skuadrën e tij Vaduz në ndeshjen ndaj Sionit, shkruan albinfo.ch.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte gjithmonë titullar për skuadrën e tij dhe golin e parë e realizoi nga pika e bardhë në minutën e 31-të, derisa golin e dytë e ka realizuar në minutën e 73-të. Sadiku ka lëshuar lojën në minutën e 84-t, derisa Albion Avdijaj ka hyrë në lojë në minutën e 75-të.
Vaduz me këto tri pikë është ngjitur në tabelë, duke i ikur vendit të fundit, për të shpëtuar që edhe një vit të jetë në elitën e futbollit zviceran. Ditë më parë kjo skuadër fitoi edhe Kupën e Lihtenshtajnit dhe fitoi të drejtën të paraqitet në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













