Lajme
Miliardat nëntokësore
Sektori minerar në Kosovë ka hyrë nën llupën e kompanive të huaja, bash në kohën kur investimet janë në rënie. Vetëm për hulumtimin e mineraleve metalike, KPMM u ka lëshuar licenca 21 kompanive.
E fundit u licencua “Avrupa mineral LTD”. Shfrytëzimi i të gjitha resurseve minerale, për 25 vjet, do t`i sillte Kosovës mbi 7.6 miliardë euro fitime.Shfrytëzimi i të gjitha resurseve minerale në Kosovë, brenda një periudhe prej 25 vjetësh, parashihet të jetë mbi 7.6 miliardë euro dhe paralelisht mundëson krijimin e 20 mijë vendeve të punës. Me gjasë, ky potencial që ka nëntoka kosovare, shihet si shumë atraktiv për shumë kompani të huaja.
Dhe kjo, bash në kohën kur investimet në sektorë të tjerë janë në rënie e sipër, shkruan Express.Vetëm për hulumtimin e mineraleve metalike, Komisioni për miniera dhe minerale, u ka dhenë licenca 21 kompanive, në mesin e të cilave ka edhe të huaja. Së fundi, bëhet fjalë për kompaninë “Avrupa mineral LTD”, e cila është bërë aksionare kryesore e kompanisë “Innomatik Exploration Kosovo L.L.C”.
Kësaj të fundit, KPMM-ja i ka lëshuar disa licenca për hulumtim të mineraleve.Azem Rexhaj, drejtor i pavarur për miniera dhe minerale, thotë se këto licenca prej 21 sosh, janë lëshuar kryesisht për hulumtime në zbulimin e minierave të reja.
“Duhet të ju sqaroj se këto licenca janë të lëshuara në zonat që kryesisht nuk janë të hulumtuara më herët, dhe nëse hulumtimet rezultojnë me rezultate pozitive, atëherë mund të hapet ndonjë minierë”, tha Rexhaj.Sipas tij, të gjitha këto hulumtime kryhen me kapital privat dhe nëse hulumtimi rezulton pozitiv, vjen deri te hapja e minierave të reja.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, mori pjesë në një mbrëmje... -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë -
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria federale synon të kufizojë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme për fëmijët Qeveria federale e Zvicrës po planifikon të kufizojë ndjeshëm reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në disa... -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë -
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë













