CH-Ballkani
Terre des Homes dënon abuzimin e fëmijëve në Shqipëri
Terre des hommes dënon aktet e denoncuara të abuzimit të formave më të rënda ndaj fëmijëve në institucionin rezidencial të fëmijëve të moshës 6-18 vjeç në Shkodër.
Organizata u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin menjëherë masat për mbrojtjen e fëmijëve të abuzuar dhe të thellohet hetimi në këtë institucion për zbulimin e rasteve të tjera të mundëshme të fëmijëve në rrezik të lartë abuzimi. Nisur nga ngjarja e fundit e ditës se djeshme, 18 maj 2016, mbi abuzimin e fëmijëve në institucionin rezidencial të moshës 6-18 vjeç në Shkodër, si edhe masat e marra nga Prokuroria e Shkodrës pas denoncimit nga Avokati i Popullit, Terre des Hommes shpreh indinjatën e thellë për këtë ngjarje, e cila nuk është për herë të parë që bëhet e ditur në mediat tona.
Institucionet rezidenciale për fëmijët kanë përgjegjësinë ligjore për të ofruar kujdesin maksimal për mirërritjen, edukimin dhe mbrojtjen e tyre nga të gjitha format e dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit. Ngjarje si këto, ku abuzimi i fëmijëve ndodh në rrethin e besimit brenda institucioneve që kanë për detyrë primare t’i ruajnë dhe kujdesen për këta fëmijë, e bën akoma më të rëndë ngjarjen. Fëmijët ndodheshin nën përgjegjësinë e shtetit. Sipas studimit të Terre des Hommes në vitin 2015 “Abuzimi Seksual i Fëmijëve në Rrethin e Besimit”, abuzimi seksual brenda rrethit të besimit është forma më e hasur e abuzimeve seksuale tek fëmijët, përfshirë prindër, kujdestarë ligjorë, punonjës të institucioneve rezidenciale, etj.
Mungesa e shërbimeve të specializuara rehabilituese dhe ri-integruese për fëmijët, mungesa e raportimit të vetë profesionistëve në ato raste kur ata kanë dyshime për një abuzim, si edhe frika nga denoncimi i abuzimit dhe dhunës ishin disa nga gjetjet e tjera të këtij studimi. Terre des hommes vlerëson si një hap pozitiv denoncimin e këtij rasti dhe marrjen e masave nga organet e prokurorisë për hetimin dhe ndalimin e personave të dyshuar. Megjithatë, organizata vlerëson se hetimet e ndërmarra duhet të jenë më të thelluara për të zbuluar raste të tjera të mundeshme të fëmijëve në rrezik abuzimi brenda këtij institucioni, duke marrë në konsideratë ruajtjen e integritetit fizik, moral dhe dinjitetit njerëzor të tyre dhe duke respektuar parimin e interesit më të lartë të fëmijës.
Nga ana tjetër Terre des hommes kërkon nga autoritetet përgjegjëse si: Bashkia Shkodër dhe përkatësisht Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës në Shkodër dhe Drejtoria e Shërbimit Social në bashki; Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, si edhe Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve:
Të marrin masa urgjente për rehabilitimin dhe trajtimin e fëmijëve të abuzuar në institucion, si edhe të fëmijëve të tjerë brenda institucionit që janë dëshmitarë të mundshëm të krimeve të kryera ndaj këtyre fëmijëve, me shërbime të specializuara për trajtimin e menjëhershëm dhe afatgjatë psikologjik, shëndetsor dhe reintegrimin në shoqëri.
Të marrin masa për forcimin e mekanizmit të raportimit të profesionistëve për rastet e abuzimit seksual të fëmijëve, përmes detyrimit ligjor dhe vendosjen e procedurave të raportimit të rasteve të abuzimit dhe monitorimit rigoroz të zbatimit të tyre.
“Të marrin masa konkrete për zbatimin e planit të de-institucionalizimit të shërbimeve sociale, dhe për gjetjen e zgjidhjeve alternative të perkujdesit për fëmijët që janë më pranë modelit të familjes, si parim themelor i të drejtave të fëmijëve dhe i Reformës së Shërbimeve Sociale në vend, thuhet në një deklaratë të Terre des Homes në Shqipëri .
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais










