Lajme
Prodhuesit e patateve i “shpëton” Serbia
Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për shkak të krizës së brendshme dhe eksporteve që janë duke bërë drejt Rusisë, këtë vit hapen tregun për tregtarët e patateve nga Kosova, të cilët kanë shitur pothuajse të gjitha stoqet, me çmime deri në 40 cent për kilogram.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini tha se prodhuesit e Kosovës, të cilët dërgojnë produktet e tyre në Serbi, atë po e bëjnë në mënyrë jo të rregullt, por që po e bëjnë për shkak të mbijetesës që ata duhet të bëjnë që të ekzistojnë.Shahini ka bërë të ditur, se ata që po shkëmbejnë produktet në Serbi, e bëjnë përmes dokumenteve të Mitrovicës Veriore.
“Disa e bëjnë për përfitime e disa e bëjnë për halle, më parë tregjet e patates për prodhuesit ka qenë Shqipëria, por pas vendosjes së doganës mbi këtë produkt dhe monopoleve në këtë vend është bërë i pamundur eksporti në këtë drejtim”, theksoi Shahini.Shukri Xhaferi tregtar i patateve nga Vushtrria tha se po të mos ishte tregu i Serbisë dhe i Bosnjës e Hercegovinës, të gjitha patatet e tij, do të kalbeshin.
“Tregu i Kosovës nuk e absorbon prodhimin e gjithëmbarshëm të këtij produkti, ndërsa në Shqipëri janë krijuar monopole dhe nuk po eksportojmë më”, tha ai. Sipas Xhaferit, një kilogram patate për tregtarët në Serbi, shitet 30 deri në 40 cent ndërsa në Shqipëri tani nuk po shiten as për 24 cent.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane










