Lajme
Prioritet modernizimi i ndërmarrjeve publike
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Besim Beqaj ka theksuar se prioritetet e Ministrisë të cilën e udhëheq do të jenë reformat strukturore të ekonomisë dhe modernizimi i ndërmarrjeve publike me qëllim të ngritjes së efektivitetit dhe efikasitetit të tyre në shërbim të qytetarëve, zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të Energjisë si dhe avancimi dhe modernizimi i Teknologjisë Informative dhe Telekomunikacionit sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare.
Në konferencën e parë për media pas zgjedhjet në krye të kësaj ministrie duke prezantuar platformën zhvillimore të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik dhe strukturën e saj organizative tha se ajo që MZHE-së i intereson që Kosova të shkon duke u zhvilluar ekonomikisht, ngase ka pasur shumë dilema rreth asaj se sa është rritja ekonomike dhe kush duhet të jetë bartës i zhvillimit ekonomik.
“Por synim i yni është që gjenerator kryesor i zhvillimit ekonomik dhe punësimit të jetë sektori privat, pra sektori privat të jetë shtylla kryesore e rritjes ekonomike e punësimit dhe e gjitha zhvillimeve në vend”, tha Beqaj.
Ministri tha se do të vazhdohet me procesin e ristrukturimit të ekonomisë, duke vazhduar me futjen e modelit të ekonomisë së tregut në vend, që nënkupton edhe privatizimin e aseteve publike me qëllim që të rritet efekti i shpenzimit të parasë që qytetarët e marrin shërbime më të mira dhe më efektive.Objektiva tjera sipas tij do të jenë edhe krijimi i një ambienti biznesor atraktiv për investitorët vendor dhe të huaj me qëllim të zbutjes së papunësisë në vend dhe promovimi i prodhimit vendor përmes aktiviteteve konkurruese jashtë vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha













