Lajme
Homazhe para varrit të komandantit Adem Jashari
Në ditën e dytë të manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, sot zyrtarë të lartë shtetërorë bënë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz, ndërsa në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore.
I pati homazhe bëri presidenti i shtetit Behgjet Pacolli, i cili tha se komandanti Adem Jashari ka qenë njeriu që i ka bashkuar shqiptarët.
Më pas homazhe bën edhe kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të tjerë institucionalë dhe qytetarë të shumtë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
Manifestimi “Epopeja e UÇK-së” filloi dje në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku i pranishëm ishte presidenti Pacolli, i cili në cilësinë e komandantit suprem të Forcave të Sigurisë së Kosovës bëri inspektimin e trupave, kapaciteteve dhe pajisjeve të kësaj force.
Nesër, në ditën e tretë, që njihet edhe si “Nata e Zjarreve” do të mbahet në Prekaz, ndërsa koncerti për këtë rast do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në Prekaz.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












