Lajme
Zekolli: Na habit inercia e faktorit politik shqiptar në Maqedoni
Diaspora shqiptare shpreh shqetësimin për mosinteresimin e politikanëve shqiptarë të Maqedonisë për regjistrimin e tyre, në kohën kur politikanët maqedonas janë mobilizuar për këtë çështje. Shani Zekolli, sekretar sindikal në Gjenevë si dhe veprimtar i dalluar në diasporë me vite të tëra, përcjell shqetësimin e shumë bashkatdhetarëve për këtë lënie pas dore.
“Më shqetëson fakti se nuk ka kurrfarë lëvizje që popullata të regjistrohet. Në prill është vështirë të shkojmë në vendlindje. Shpresoj se faktori politik në Maqedoni do të përpiqet të sigurojë ndonjë afat të përshtatshëm për mbajtjen e këtij procesi, në kohën kur bashkatdhetartë tanë të jenë në pushim në vendlindje. Dyshojmë se regjistrimi i diasporës maqedonase është i mbështetur nga politikanët maqedonas. Ka pasur plot vizita zyrtare nga popullata maqedonase. Ne na habit inercia e faktorit politik shqiptar”, thotë Zekolli për “albinfo.ch”. Ai thotë se ky është një shqetësim global, se për çfarë arsyeje po lihet pas dore çështja e regjistrimit.
“Të aktivizohen të gjithë, të bëhen qendra, ku mund të diskutohet për këtë çështje”, thotë ai, duke i dërguar një mesazh politikanëve shqiptarë në përgjithësi në Maqedoni, që të mos merren me inatet politike, por të kthejnë kokën nga populli. Shqetësimi i Shani Zekollit, me vendbanim në Gjenevë vjen për shkak se në Zvicër ka mjaft bashkatdhetarë që janë aty me komplet familjen. I njejti kontstatim vlen edhe për shtetet tjera ku punojnë dhe jetojnë mijëra familje shqiptare nga Maqedonia.
Përndrsyhe, gjatë një takimi të partnerëve të koalicionit qeveritar Gruevski dhe Ahmeti, merret vesh se procesi i regjistrimit është prolonguar, ndërsa vendimi për afatin e ri, do të merret gjatë mbledhjes së ditës së martë të qeverisë, e që është përfolur për në muajin nëntor apo prill të vitit të ardhshëm. Ahmeti konfirmoi vendimin e partnerëve të koalicionit qeveritar për shtyerjen e procesit të regjistrimit të popullsisë për shkak të zhvillimeve që ndërlidhen me procesin zgjedhor.
Ahmeti tha se është me rendësi që regjistrimi të bëhet në kushte dhe rrethana më të përshtatshme. Vendimi për shtyrjen e procesit të regjistrimit u vendos në takimin e një dite më parë mes Ahmetit dhe Gruevskit. Marrjes së këtij vendimi i ka parapri edhe largimi i anëtarëve shqiptarë nga Komisioni Shtetëror për Regjistrim për shkak të mospajtimeve lidhur me shpërndarjen e regjistruesve në terren.
“Procesi, mbajtja e regjistrimit duke pasur parasysh ambientin, klimën që është ndërtuar në Maqedoni, mendoj që do të shtyhet për një kohë më të mirë dhe të përshtatshme. Mendoj që a do të jetë tetori apo nëntori për regjistrimin nuk mendoj se është thelbësore për mendim timin, regjistrimi duhet të spostohet më tutje pas zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen”, ka deklaruar Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Lidhur me vendimin e koalicionit qeveritar, për prolongimin e procesut të regjistrimit, Zekolli përfundon: “Do të ishte mirë që mbrenda kornizave(jo në margjina) e këtyre “rikonsiderimeve” të procesit të regjistrimit të bisedohet edhe çështja e përfaqësuesve nga diaspora. Me sa më kujtohet, janë të parapara me ligj. Natyrisht se parlamentarët duhet të marrin parasysh proporcionalitetin dhe parametrat e nevojshëm për ta siguruar përfaqësimin adekuat të diasporës”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










