Shkurt.ch
Parlamenti, pro lehtësimit të marrjes së pasaportës për brezin e tretë
Ata persona që duan të përfitojnë nga natyralizimi i lehtësuar, duhet të jenë të lindur në Zvicër si dhe të dëshmojnë se njëri nga paraardhësit e tij (gjyshi ose gjyshja) si dhe babai ose nëna të kenë jetuar në Zvicër
Të huajt e gjeneratës së tretë në të ardhmen do të përfitojnë nga lehtësira në natyralizimin e tyre (marrjen e shtetësisë dhe pasaportës zvicerane). Për një zbutje të kritereve që duhen plotësuar ka votuar fillimisht Dhoma Nacionale dhe së fundi edhe ajo e kantoneve, e Parlamentit të Zvicrës, njofton srf.ch.
Ata persona që duan të përfitojnë nga natyralizimi i lehtësuar, duhet të jenë të lindur në Zvicër si dhe të dëshmojnë se njëri nga paraardhësit e tij (gjyshi ose gjyshja) si dhe babai ose nëna të kenë jetuar në Zvicër.
Dy dhomat e Parlamentit nuk kanë mundur ende të pajtohen në lidhje me detajet, transmeton albinfo.ch. Pastaj, nevojitet edhe mbajtja e një referendumi për këtë ndryshim sepse për të futur në fuqi natyralizimin e lehtësuar duhet të bëhet edhe ndryshimi i kushtetutës.
Deputetët e Dhomës së Kantoneve kanë votuar me 28 vota pro, vetë 6 kundër dhe 7 të përmbajtura për ndryshimin e kushtetutës ndërsa me 34 pro dhe 3 vota kundër ata e kanë votuar ndryshimin e Ligjit mbi Natyralizimin.
Por, ndryshe nga Dhoma Nacionale, kjo e kantoneve pranon vetëm natyralizimin e atyre të huajve të brezit të tretë të cilët tashmë e kanë të drejtën e përhershme të qëndrimit, ose vizën C, transmeton albinfo.ch. Për Dhomën Nacionale do të mjaftonte posedimi i vizës B. Ndërkaq, Dhoma e Kantoneve kërkon si kusht që kandidati të ketë mbaruar së paku pesë vite të shkollimit të detyruar në Zvicër dhe që kërkesën për natyralizim të lehtësuar ta bëjë më së voni në moshën 25 vjeçare.
Me këtë kriter shtesë, deputetët duan të evitojnë mundësinë që kandidatët t`i ikin shërbimit ushtarak.
Dhoma e Kantoneve po ashtu është kundër që shtetësia zvicerane të fitohet në mënyrë automatike, me lindje.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












