Integrimi
Shqiptarët, të parët në përfitimin e ndihmave për kthim vullnetar
Brandenburgun e kanë lëshuar vullnetarisht, duke përfituar nga programet për mbështetje edhe 506 azilkërkues të tjerë. Në këtë numër ka pasur më së shumti shqiptarë, gjegjësisht 143 sish. Në vendin e dytë kanë qenë rusët, me 118 dhe serbët me 81
Në pesë muajt e parë të këtij viti, nga landi (republika gjermane) Brandenburg në vendet e tyre janë dëbuar 215 azilkërkues. Sipas informacionit që ka shpërndarë Zyra për të Huaj e këtij landi, në mesin e të dëbuarve janë 90 shtetas serbë, 52 shqiptarë dhe 32 rusë.
Nga ana tjetër, Brandenburgun e kanë lëshuar vullnetarisht, duke përfituar nga programet për mbështetje edhe 506 azilkërkues të tjerë. Në këtë numër ka pasur më së shumti shqiptarë, gjegjësisht 143 sish. Në vendin e dytë kanë qenë rusët, me 118 dhe serbët me 81 të kthyer vullnetarisht.
Ndërkaq në këtë statistikë nuk janë përfshirë ata azilkërkues që e kanë lëshuar vendin krye më vete.
Siç merret vesh më tutje, gjatë pesë muajve të deritashëm të vitit, në Brandenburg janë regjistruar 6347 azilkërkues të rinj (në vitin 2015 kanë qenë 4564). Gjithsej, në fund të majit në këtë republikë gjermane jetonin15465 azilkërkues, 7326 refugjatë të mbrojtur mbi bazën e Konventës së Gjenevës për refugjatët dhe 270 azilkërkues me status të njohur. Këtyre numrave u shtohen edhe 5580 refugjatë me detyrim për të lëshuar vendin.
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar Sipas një raporti të Këshillit Federal, këto shërbime i kushtuan sigurimit të detyrueshëm shëndetësor gati 55... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit












