Lajme
Kosova dhe Shqipëria, tok në BE
Pacolli dhe Topi, janë shprehur sot në Tiranë se të dy vendet duhet bashkërisht të hyjnë në BE
Presidentët e Kosovës dhe Shqipërisë, Behgjet Pacolli dhe Bamir Topi, janë shprehur sot në Tiranë se të dy vendet duhet bashkërisht të hyjnë në BE, dhe se duhet të ketë më shumë bashkëpunim në fushën ekonomike, në mënyrë që të hiqen të gjitha barrierat që ekzistojnë.
Gjatë një konferencë të përbashkët për media Topi dhe Pacolli kanë theksuar se duhet të ketë një unifikim të standardeve në sektorë të caktuar, siç është ai i unifikimit të teksteve shkollore.
“Rruga që më parë u nevojiteshin qytetarëve tani 10 orë, ‘Rruga e Kombit’ sot bëhet për tri orë. Por, ajo nuk është e përplot. Ne do e bëjmë këtë për të formuar një treg të përbashkët. Por, kjo bëhet nëse ne që tani do heqim tarifat doganore që përcjellësit e këtyre mallrave të kenë licence të unifikuara. Të bëjmë ligje të njëjta, standarde të njëjta dhe kjo do na çojë drejt integrimit në BE. Ne me këtë nuk do lëndojmë askënd, do të respektojmë normat me komunitetet e tjera”, ka thënë Pacolli.
Sipas Pacollit, kjo ide dhe nismë e tij, duhet të realizohet sa më shpejt pasi nuk ka më kohë për Kosovën.
Presidenti Topi ka thënë se biseda mes dy presidentëve ishin pikërisht pikat sesi dy vendet të rritin dimensionin e komunikimit mes tyre, por edhe tema të ndjeshme, siç janë problemet me tekstet.
Ai ka thënë se edhe pse pati një gëzim shumë të madh kur Shqipëria mori përgjigjen për lëvizjen e lirë në vendet e BE, por një brengë të madhe për Kosovën. Topi garantoi se Shqipëria në çdo tryezë do insistojë në këtë pikë për Kosovën.
Ndërsa të dy presidentët janë shprehur skeptikë lidhur me bisedimet me Serbinë. Pacolli garantoi se bisedimet ndërmjet dy vendeve do të jenë vetëm në nivel teknik dhe kurrë të debatohet çështja e pavarësisë apo territoreve.
Sipas tij, është e mbrapshtë ideja kur nuk bisedohet, ngase ka shumë gjëra për të biseduar me Serbinë.
“Garantoj se kurrë nuk do të bisedohet për statusin tonë, integritetin tonë, asnjëherë nuk do bisedohet për kufijtë tonë çdo gjë tjetër do të jetë e nevojshme, por jam i bindur se bisedat do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës”.
Presidenti Topi ka thënë se Shqipëria e konsideron shumë të rëndësishëm bashkëpunimin rajonal.
“Edhe pse me Serbinë na ndan një gjë shumë e madhe që ka të bëjë me Kosovën, në kontekstet evropiane nuk do të thotë të mos kemi një bashkëpunim. Jam i bindur që dhe bisedimet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë, bëhen në këtë kontekst respekt për këto bisedim”, ka thënë Topi.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











