Sport
Goli i mrekullueshëm i Shaqirit përmbys rezultatin 1:1
Edhe pjesa e dytë shtesë po kalon në shenjë të sulmeve të parreshtura të zviceranëve. Sikurse dhe më parë, aktori kryesor i sulmit zviceran është Shaqiri.
Edhe Derdyiok ka pasur një shans shumë të mirë për të shënuar, në minutën 112.
Ajo që bie në sy është se topi ka kohë që nuk është parë në drejtim të portës zvicerane, pasi që gjithë kohën sulmi zviceran është aktiv në pjesën afër portës polake.
—–
Në pjesën e parë ë lojës së vazhdimit (dy herë nga 15 minuta) Zvicra po bën në vazhdimësi presion mbi portën polake, Sërish është Shaqiri ai i cili është më aktiv në këtë drejtim.
Minuta 102, rezultati vazhdon të jetë 1:1.
——-
Në kohën kur dukej se Zvicra kishte rënë nën depresion pas golit të pësuar, në minutën 82 Shaqiri, i shërbyer nga Seferovic ka shënuar një gol superlativ, shumë të bukur, nga pozicioni i ashtuquajtur “gërshërë”. Zvicra – Polonia 1:1.
Shaqiri me këtë gol ka kthyer bindjen se ai është personi që mund të kthejë rrjedhën e lojës në favor të Zvicrës, siç ka ndodhur edhe disa herë më parë.
Ditëve të fundit Shaqiri ishte në fokus të kritikave për angazhim jo të mjaftueshëm ndërsa ka qenë trajneri Petkoviq ai që e ka mbrojtur.
http://www.dailymotion.com/video/x4ibw03_sport
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit Ligji që kërkon shpejtësi minimale 50 km/h në rrugët kryesore kundërshtohet nga organizata të mobilitetit, ambientalistë... -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët











