Lajme
Kosovë: regjistrimi i popullsisë është gati
Kosova i ka bërë përgatitjet përfundimtare për fillimin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, por ende mbetet e paqartë nëse këtij procesi do t’i përgjigjen edhe serbët e Kosovës, ngase Beogradi zyrtar i ka ftuar ata për bojkot.
Serbët e Kosovës mbeten të ndarë rreth pjesëmarrjes në regjistrim, i cili pas 30 vjetësh zyrtarisht do të mbahet në Kosovë.
Në kuadër të takimeve të rregullta dhe intensifikimit të përgatitjeve, të hënën është takuar Komiteti Drejtues i Fondit të Mirëbesimit shumë-donatorësh për regjistrimin e popullsisë.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka theksuar rëndësinë e regjistrimit 2011 dhe ka shprehur interesimin për një realizim të suksesshëm të këtij projekti, duke pasur parasysh dhe përkushtimin dhe punën që është bërë nga të gjithë faktorët relevantë të përfshirë në përgatitjen e tij.
Përfaqësuesit e Entit të Statistikave të Kosovës, kanë siguruar se të gjitha përgatitjet janë bërë dhe se Kosova është gati për këtë proces, i cili përfundimisht fillon më 1 prill dhe përfundon me 15 prill.
Kryetari i Komisionit Shtetëror për Regjistrimin e Popullsisë, Rifat Blaku ka thënë se aktualisht problemi i vetëm mund të konsiderohet pjesëmarrja e serbëve.
Është vlerësuar se përgatitjes po ecën mirë, sipas planit programor dhe se regjistrimi do të fillojë më 1 prill dhe do të përfundojë më 15.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviq ka thënë se serbët e Kosovës duhet kuptuar se regjistrimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Por, Oliver Ivanoviq, sekretar shtetëror në Ministrinë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, është i bindur se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrim.
Edhe përfaqësuesit e komunitetit malazez që jetojnë në Kosovë janë të ndarë për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë. Një koalicion deri tash inekzistent, i cili thotë se përfaqëson disa organizata joqeveritare malazeze të Kosovës, ka bërë thirrje kundër regjistrimit. Mirëpo, është kundërshtuar nga Shoqata e Malazezëve të Kosovës, e cila nëpërmjet një kumtese kundërshton thirrjet për bojkot.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













