Lajme
Refugjatët dëbohen, çfarë ka Kosova në Kamenovë
Trembëdhjetë familjet e refugjatëve serbë nga Kosova, të cilët tash 12 vjet ishin stehuar në këtë, siç vlerësojnë në Budvë, ish- pushimore të organizatave punuese të Kosovës në Kamenovë, duhet menjëherë të largohen, njofton KosovaLive.
Refugjatët thonë se e kanë pranuar këtë ofertë, pasi kanë marrë kompenzime nga 4 deri në 10 mijë euro,varësisht nga numri i anëtarëve të familjes për “këtë shpërngulje të qetë nga pushimorja”.
Kjo ujdi është arritur pas shumë tentimeve të shpërnguljes edhe me dhunë të refugjatëve, nëse nuk braktisin këtë pushimore më të bukur në Adriatik. Karshi tyre, ndërmarrja “Rekreaturs”, e cila në dokumentet kadastrale prezantohet si pronare e kësaj pushimoreje më të bukur në bregdetin malazias, paralajmëron se do të vazhdojë me gjyq lirimin e Kamenovës.
“Rekreaturs” pretendon të marrë edhe ish- pushimoren grandioze në Ulqin, me një kapacitet prej 35 hektarësh dhe 618 kampshtëpizave, të rrënuar që në fillim të viteve 80-ta. Është për t’u habitur se përse institucionet legjitime të Republikës së Kosovës, sindikatat e atjeshme, nuk mbrojnë ose deklarojnë të tëhuajësuara këto pushimore të punëtorisë kosovare. Refugjatët serbë që ishin të strehuar në Kamenovë, thonë se ditë më parë, kanë arritur marrëveshje me firmën “Rekreaturs”,UNHCR-in dhe Entin për përkujdesjen e refugjatëve, t’i braktisin objektet tashmë të amortizuara.
Përfaqësuesi i refugjatëve, Mitar Stanishiq thotë se shumica e tyre do të shkojnë në Serbi, 4- 5 familje do të mbeten në Budva edhe privatisht do ta paguajnë qiranë. Tash varet nga komuna e Budvës a do t’u lejojë atyre truallin në periferi ku do të mund të ndërtonin shtëpitë e tyre familjare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor














