CH-Ballkani
Maqedoni: Me orar të zgjatur për diasporën
Zëvëndësministri shqiptar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni, Agim Nuhiu ka thënë se mërgimtarët nuk do të presin me orë të tëra para sporteleve për të marrë dokumentet e nevojshme
Në Maqedoni këtë vit autoritetet i kanë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e diasporës, duke krijuar mundësi më të mira për ta, si në fushën e shërbimeve të administratës ashtu edhe në fushat e tjera.
Këtë vit kanë premtuar se do të zgjatet orari i punës në sektorët që ndërlidhen me dokumentet e gjendjes civile
Zëvëndësministri shqiptar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni, Agim Nuhiu ka thënë se mërgimtarët nuk do të presin me orë të tëra para sporteleve për të marrë dokumentet e nevojshme.
Ai thotë se shërbimet e MPB-së gjatë periudhës kur mërgimtarët do të kthehen në vendlindje do të punonjë me dy turne prej orës 08:30 deri ora 19:30.
“Shërbimet e MPB-së gjatë periudhës kur mërgimtarët do të kthehen në vendlindje do të punonjë me dy turne prej orës 08:30 deri ora 19:30. Gjatë kësaj kohe të gjithë qytetarët do të mund t’ju drejtohen shërbimeve të MPB-së për t’i nxjerrë dokumentet personale.”, thotë Nuhiu për TetovaSot, përcjell albinfo.ch
Ai gjithashtu thotë se edhe mërgimtarët që nuk do të kenë mundësi për shkaqe të arsyeshme të shkojnë fizikisht në zyrat e MPB-së për t’u fotografuar, MPB-ja do t’i angazhojë pikat mobile për të shkuar në shtëpitë e tyre për t’i fotografuar.
Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë kishte hartuar edhe planin për regjimin e kontrolleve kufitare për periudhën e verës kur kthehen mërgimtarët në vendëlindje duke parashikuar reduktimin e kohëzgjatjes së kontrollimit të pasaportave.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












