Shkurt.ch
Ombudspersoni i SRF: “Gjestii me shqiponjë, abuzim me mikpritjen e televizionit”
Ombudsmani i SRF, Roger Blum. Ai, në një shkrim në blogun e tij e kritikon ashpër këtë veprim. Sipas tij, gjesti i të riut ishte “abuzim me mikpritjen që i ka ofruar televizioni dhe si i tillë, nuk përkon me emisionin”
Rreth një muaj më parë gjatë kohës sa ishte duke u emetuar drejtpërdrejt emisioni i njohur i debatit “Arena” në televizionit publik të Zvicrës SRF, një i ri, pjesë e publikut të ulur mbrapa panelit debutues kishte bërë me duar shenjën e shqiponjës. Ky gjest tashmë identifikohet me shenjën e shqiponjës dykrenore nga flamuri shqiptar.
Ky detaj është parë pastaj por pasi që emisioni ka shkuar drejtpërdrejt, nuk ka pasur mundësi ndërhyrjeje.
Ditëve në vijim “shqiponja” nga sfondi i emisionit “Arena” është bërë temë debati në forume të ndryshme dhe për të ka shkruar edhe albinfo.ch. Ka pasur debatues që këtë e kanë quajtur provokim dhe të tjerë që kanë thënë se bëhet fjalë për një veprim naiv ose të bërë nga monotonia e debatit.
Tash së fundi, qëndrimin e tij e ka dhënë edhe ombudsmani i SRF, Roger Blum. Ai, në një shkrim në blogun e tij e kritikon ashpër këtë veprim. Sipas tij, gjesti i të riut ishte “abuzim me mikpritjen që i ka ofruar televizioni dhe si i tillë, nuk përkon me emisionin”.
Sipas ombudspersonit Blum, ky rast tregon se në Zvicër ka njerëz që ose nuk e kuptojnë kulturën mbizotëruese politike të debatit ose e shpërfillin atë në mënyrë të vetëdishme, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye ajo (kultura e debatit) duhet t`u mësohet në vazhdimësi, pavarësisht nëse është fjala për të rinj vendës ose të huaj”.
Mendimi tjetër duhet të respektohet, të dëgjohen mes vete dhe të lejohet tjetri të shprehet dhe pastaj të vijë përgjigja me argument”, ka thënë Blum. Sipas tij gjestet banale s nxjerrja e gjuhës ose ndonjë shenjë apo simbol tjetër provokues nuk bëjnë pjesë në kulturën e debatit. Kush nuk e ka kuptuar këtë, duhet ta mësojë”.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026












