Lajme
Epilog i lumtur për një nënë kosovare
Gjykata e rrethit në Aarau, ka përfunduar procesin gjyqësor ndaj një çifti kosovar, të akuzuar se kanë trafikuar rreth pesë kilogramë heroinë në veturën e tyre. Gjatë gjithë seancës, kosovarja 29-vjeçare D. ka përdorur faculetën. Gjatë parashtrimit të pyetjeve nga gjykatësja, bashkëshortit të saj 33-vjeçar M., ajo rregullisht mbështetej në krahët e tij. Akuzat e prokurorit ishin të rënda: Nga muaji janar e deri në mars të vitit 2007, ata akuzoheshin se kanë bartur pesë kilogramë heroinë me veturën e tyre, me porosi të një trafikanti me nofkën “Rita”.
Gjatë vozitjes, në timon ka qenë rregullisht bashkëshortja D., pasi bashkëshorti i saj nuk ka pasur patentë shoferi. Gjithçka kishte filluar nga fshati Tennwil, ku fillimisht ishte organizuar një takim për tu marrë droga nga kosovari M. Për katër herë me radhë ishte përdorur vendi i njëjtë i furnizimit të drogës, duke e dërguar në katër destinacione të ndryshme, te “bashkëpunëtorët” e tyre. Pas akuzave për dënime të rënda, te çifti kosovar vërehej një dëshpërim i madh në fytyrë. Lidhur me rastin e 29-vjeçares D. prokurorja ka kërkuar një dënim prej katër vitesh burgim, ndërsa për bashkëshortin dënim prej pesë vite e gjysmë.
Organizatori i gjitrhë kësaj ka qenë “Rita”, i cili manovronte nga Kosova, duke e përdorur çiftin si korier të lëndëve narkotike, përderisa këta kishin vizituar anëtarët e familjes në vendlindje. Në pyetjen se ç‘do të ndodhte me tre fëmijët e familjes, po që se të dy prindërit dënohen me burgim, kosovari M. ka deklaruar: “Ata duhet të shkojnë në Kosovë te farefisi”, ndërsa bashkëshortja D. ka deklaruar se as që ka guxim të mendojë në një gjë të tillë.
Ajo, para trupit gjykues ka deklaruar se as që ka ditur për biznesin e drogës. “Unë vetëm kam vozitur. Për heroinën asnjëherë nuk kam ditur”, ka deklaruar kosovarja me lot në sy. Në timon ajo ishte ulur vetëm sa për t’i bërë nderë bashkëshortit, ndërsa të njëjtën gjë e kishte vërtetuar edhe M. Ai personalisht kishte pranuar se kishte bërë një gabim të madh duke i besuar “Ritës” dhe këtë gjë e kishte bërë nga “marrëzia”.
E kam ditur se bëhet fjalë për diçka ilegale, por nuk e kam ditur se ç‘kishte saktësisht në pakot”. Pas shqiptimit të vendimit gjyqësor, dëshpërimi i shndërrua në lot gëzimi. Bashkëshortja D. u shpallë e pafajshme, ndërsa bashkëshorti i saj u dënua me tre vite burg, prej ttë cilave do të duhet të vuajë “vetëm” edhe gjysmë viti. Ky dënim i butë për kosovarin M. ishte rezultat i pranimit të veprës dhe kooperimi me organet e hetuesisë, përfundon e përditshmja “Aargauer Zeitung”, artikullin e saj.
E-Diaspora
-
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih “Return To Kosovo” dhe “House With a Voice” shënuan natën përmbyllëse të festivalit me rrëfime të... -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës













