Lajme
Austria mbështet dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti Behgjet Pacolli dhe kryeministri Hashim Thaçi, në takime të ndara, kanë takuar sot shefin e diplomacisë së Austrisë, Michael Spindelegger.
Spindelegger theksoi mbështetjen e vendit të tij për të gjitha proceset që po kalon Kosova. Sipas tij, Austria ka qëndrim pozitiv për përfshirjen e Kosovës në liberalizimin e vizave, por, sipas tij, duhet plotësimi i parakushteve. Ai tha se Austria do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset, sepse siç tha ai është edhe në interes të të gjithëve ta ndihmojnë Kosovën në rrugën drejt BE-së.
“Një ditë Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e BE-së, por kjo tha ai nuk nënkupton se do të jetë ‘nesër’ sepse ka çështje për të zgjidhur ndërmjet këtyre dy shteteve”, ka thënë Spindelegger.
Ndërkaq, presidenti Pacolli ka thënë se kanë biseduan për bashkëpunimin reciprok. Po ashtu, sipas tij, me diplomatin austriak është biseduar edhe për proceset integruese, zhvillimin ekonomik, dhe në këtë drejtim tha se Austria është e gatshme për ta ndihmuar Kosovën.
Kryeministri Thaçi ka thënë se vizita e dytë në Kosovë e ministrit Spindelegger brenda një periudhe relativisht të shkurtër është tregues i qartë i përkushtimit dhe avancimit të mëtutjeshëm te bashkëpunimit ne mes dy vendeve tona.
“Përkrahja e mëtutjeshme për proceset politike e posaçërisht për përafrimin e shtetit tonë me Bashkimin Evropian është shumë e nevojshme”, ka thënë Thaçi.
Shefi i diplomacisë austriake ka përkrahur nisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka premtuar mbështetjen e vendit të tij Austrisë në proceset integruese të Kosovës në BE.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













