Kultura
Nik Xhelilaj, mishërimi më i përsosur i “Winnetou”-s
Ekipi i filmit kishte kërkuar një kohë të gjatë për të gjetur një aktor që përshtatej në këtë rol. Kur u paraqit Niku në skenën e provave, regjisori Philipp Stölzl e kuptoi menjëherë: “ky mundet”. Dhe ja tash, aktori i ri shqiptar po ecën në gjurmët e Pierre Brice-s së madh...
Aktori shqiptar Nik Xhelilaj luan rolin kryesor në versionin e ri të filmit “Winnetou”, të bazuar në romanin klasik me të njëjtin emër të autorit gjerman Karl May.
Meqë Niku (Kreshniku) aktualisht jeton në Berlin, gazeta Berliner Zeitung ka bërë një intervistë me të. “Perëndimi i egër në film ndërsa lindja e egër privatisht shkruan gazeta duke aluduar në prejardhje e Nikut por edhe parapëlqimin që ai ka për pjesën lindore të Berlinit ku jeton prej rreth tre muajsh.
Gjermanishten ende nuk e flet dhe aq mirë. Megjithatë: “Alo, unë jam Niku. Unë jetoj tash në Berlin. Këtë mund ta them”, thotë duke qeshur burri 1 metër e 88 cm i gjatë, me sy ngjyrë kafe, transmeton albinfo.ch. “Para se të fillojë shfaqja e Vinetou-s, më duhet ta mësoj edhe më mirë gjermanishten. E kjo pritet të ndodhë deri në kohën e Krishtlindjes.
Edhe aq shumë në fakt nuk i është nevojitur gjermanishtja Nikut deri tash. Në film ai flet fare pak gjermanisht ndërkohë që të shumtën e kohës e flet gjuhën e fisit indian Lakota.
Filmi, si trilogji, është xhiruar nga gushti deri në dhjetor të vitit 2015, në vendet “origjinale” në Kroaci. (me “origjinale” këtu mendohet duke iu referuar vendxhirimeve të versioneve të hershme të Vinetou-s në vitet `60).
Nik Xhelilaj e pranon me modesti se deri sa nuk është përzgjedhur për këtë rol, nuk ka ditur asgjë për heroin indian të Karl May-t.
Ndërsa ekipi i filmit kishte kërkuar një kohë të gjatë për të gjetur një aktor që përshtatej në këtë rol. Kur u paraqit Niku në skenën e provave, regjisori Philipp Stölzl e kuptoi menjëherë: “ky mundet”. Dhe ja tash, aktori i ri shqiptar po ecën në gjurmët e Pierre Brice-s së madh, aktorit që është identifikuar një jetë tërë me Vinetou-n, transmeton albinfo.ch. Edhe e veja e Brice-s, Hella Krekel nuk i kursen lëvdatat për Nikun: “Ai duket si indian, dhe me siguri do t`i pëlqente edhe Pierr-it”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit














