Lajme
Falsifikim votash në Bazeland
Në zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit Baselland që janë mbajtur të dielën që shkoi, numëruesit e votave në qarkun zgjedhor Muttenz-Birsfelden kanë gjetur një numër fletëvotimesh të dyshimta.
Nga votat e dyshuara, siç raporton televizioni publik i Zvicrës sf1, ka përfituar Ayse Dedeoglu, një kandidate (tashmë deputete) 42 vjeçe e Partisë Socialdemokrate. 200 fletëvotimet që janë gjetur me emrin e saj, duket se janë plotësuar nga një dorëshkrim i njëjtë.
Dedeoglu, në televizionin zviceran është shprehur e befasuar dhe ka thënë se dëshiron që ta ndriçojë sa më parë rastin. Ajo ka ushtruar padinë kundër personit të panjohur. Ndërkohë, edhe prokuroria shtetërore e Bazelandit ka nisur një procedurë për falsifikim votash.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor










