Lajme
Pacolli bëhet gati për rikandidim
Pas një vendimi konfuzë të Gjykatës Kushtetuese, ku nuk dihet saktësisht se çfarë vendimi është marrë lidhur me ankesën e LDK-së për zgjedhjen e Behgjet Pacollit president, ky i fundit, ka anuluar një konferencë të paralajmëruar për media, ndërsa këshilltari i tij politik, Ibrahim Gashi ka lexuar një letër, ku thuhet se presidenti është i gatshëm ta respektojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk ka asnjë koment më shumë në lidhje më këtë vendim.
Gashi ka thënë se çështja e Pacollit do të kthehet në “pikën zero”, dhe se prapë do të jetë përsëri kandidat, pasi në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk e ka shkelur Kushtetutën.
“Presidenti Pacolli ka ndërprerë të gjitha aktivitet dhe presim vendimin e Kuvendit për largim nga Presidencë”, ka thënë Gashi.
Gjatë ditës, në ndërtesën e Kuvendit janë takuar presidenti Pacolli dhe kryeministri Hashim Thaçi. Takimin e ka konfirmuar këshilltari Gashi, por nuk ka dhënë detaje dhe për atë se çfarë është diskutuar në takim. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka shpallur sot aktvendimin për ankesën e LDK-së rreth zgjedhjes së presidentit Behgjet Pacolli, të seancës së Kuvendit më 22 shkurt, ku sugjeron shpërndarjen e Kuvendit dhe shpallje të zgjedhjeve të reja parlamentare. Por, ky aktvendim është përplot paqartësi.
“Vendimi i gabuar i Gjykatës, që nuk mund të jetë pa pasoja, e imponon atë përfundim. Gjykata, duke deklaruar thjesht që procesi zgjedhor i 22 shkurtit 2011 e shkeli Kushtetutën, në mënyrë implicite pranon që nuk ka kompetencë për t’i urdhëruar Kuvendit që të rivotojë”, thuhet në aktvendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese, që iu është shpërndarë palëve.
Pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për ta shpallur zgjedhjen jokushtetuese pa asnjë mjet, vendimi i shumicës imponon shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme.
“Shumica konkludon, dhe kjo është e padiskutueshme, që më 22 shkurt 2011, Kuvendi mbajti tri raunde të votimit për Zyrën e Presidentit të Republikës. Në fund të votimit të tretë, Kryetari i Kuvendit deklaroi që, Behgjet Pacolli ishte zgjedhur president. Kjo gjykatë nuk mund t’i ndryshojë faktet apo të rishkruajë çfarë ka ndodhur më 22 shkurt. Tri herë u votua për Zyrën e Presidentit të Republikës. Kryetari i Kuvendit më pas e shpalli z. Behgjet Pacolli president te zgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas kësaj gjykate, nëse procesi zgjedhor e shkeli Kushtetutën, paragrafi 6 i Kushtetutës është shumë i qartë sa i përket mjetit kushtetues – nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet president i Republikës së Kosovës, Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për t’i urdhëruar Kuvendit që t’i nominojë se paku dy kandidatë për Zyrën e Presidentit ose për t’i urdhëruar Kuvendit të rivotojë për të katërtën herë. Megjithatë, që në fillim, kur gjykata përcakton që ka pasur shkelje të Kushtetutës në procedurën zgjedhore të Kuvendit, Kushtetuta më pas urdhëron që Kuvendi të shpërndahet dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme të mbahen brenda 45 ditësh. Duke deklaruar që procesi zgjedhor i 22 shkurtit 2011 e shkeli Kushtetutën, kjo gjykatë deklaroi që Kuvendi nuk e kishte zgjedhur presidentin pas raundit të tretë të votimit. Kushtetuta më pas urdhëron shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme brenda 45 ditësh”, thuhet në vendim. .
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran Rezervimet për udhëtime po rriten sërish, ndërsa destinacionet perëndimore po fitojnë terren... -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi












