Lajme
Diaspora amerikane kërkon unitet në Maqedoni
Një delegacion shqiptaro-amerikan qëndroi në Maqedoni dhe realizoi takime me lidershipin shqiptar
Një delegacion i komunitetit shqiptaro-amerikan që ka qëndruar në Maqedonia pas takimeve që ka pasur me partitë shqiptare BDI dhe PDSH, ka thënë se ka kërkuar prej tyre veprim të unifikuar.
Delegacioni që ishte i udhëhequr nga Xhevad Sherifi, tha se partitë shqiptare duhet të ndërtojnë konsensus për veprimet e tyre që kanë të bëjnë çështjet shqiptare.
Z. Sherifi për mediet deklaroi se komuniteti shqiptar në Amerikë nuk është i kënaqur me situatën politike në Maqedoni. Sipas tij edhe pse janë bërë përparime megjithatë diaspora është duke vënë re ngecje. Përfaqësuesit e bashkatdhetarëve në SHBA thanë se duan që të shohin më shumë punë në unifikimin e qëndrimeve të partive politike shqiptare. Për këtë arsye ata, dy partive, BDI-së që është në pushtet dhe PDSH-së që është në opozitë i kanë ofruar një platformë politike, që ka në qendër veprimin e përbashkët mes tyre.
Pas takimeve përfaqësuesit e subjekteve politike kanë thënë se kanë dëgjuar me interes vështrimet e përfaqësuesve të diasporës amerikane si dhe u kanë prezantuar atyre edhe qëndrimet dhe vizionet politike të subjekteve respektive.
Vizita e përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan në Maqedoni vjen në një kohë kur vendi është duke bërë përgatitje për zgjedhjet e parakohshme.
Sipas ligjit zgjedhor për herë të parë në këto zgjedhje do të marrë pjesë edhe diaspora. Nga tre deputetë të diasporës njëri do të zgjidhet nga kontinenti amerikan. Subjektet politike në Maqedoni por edhe vetë përfaqësuesit e diasporës pritet që të shtojnë takimet e ndërsjella.
Deri më tani partitë politike shqiptare nuk kanë folur hapur se si do të zgjedhin kandidatët e tyre për deputet në mërgim. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se ende ka paqartësi nëse Maqedonia do të mund të organizojë zgjedhje edhe për diasporën në tre kontinente, në Evropë, Amerikë dhe Australi.
Disa subjekte politike po ngrenë hapur dilemat dhe sugjerojnë ndryshimin e ligjit me çka do shtyhej votimi i diasporës. Por për tej këtij debati vlerësohet se vetë ideja për përfshirjen e shtetasve të Maqedonisë që jetojnë jashtë shtetit në proces zgjedhor po ngjall interesin e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha









