Integrimi
Përleshje mes shqiptarëve dhe eritrejanëve
Të premten në mbrëmje, në një kamp azilantësh në Ingelheim të Gjermanisë ka ndodhur një përleshje mes një grupi shqiptaresh dhe një tjetri nga Eritreja.
Sipas mediave gjermane mësohet se fillimisht ka pasur një mosmarrëveshje ndërmjet personave me prejardhje nga Eritreja dhe dy meshkujve të tjerë me prejardhje shqiptare. Më pas, gjendja u acarua mes tyre dhe ata sulmuan njëri- tjetrin me shkopinj druri, përcjellalbinfo.ch.
Gjendja u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së dy dëshmitarëve të guximshëm që arritën ta ndalin rrahjen mes dy grupeve.
Të dy personat nga Eritreja, para se të vinte policia arritën të largohen me një veturë të vogël ngjyrë të bardhë.
Të gjithë personat e përfshirë në këtë përleshje ishin të dehur dhe morën plagë të lehta trupore.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve













