Lajme
Vetëvendosje: Kosova para kolapsit ekonomik
Njoftimi për udhëtimin në Bullgari dëshmon qartë se qeveria në krye me Hashim Thaçin e kanë sjellë Kosovën para kolapsit ekonomik
Levizja Vetëvendosje vlerëson se Qeveria e Kosovës është zgjedhur në Kuvendin e Kosovës pa program qeveritar dhe në mungesë të qartë të një agjende ekonomike.
Ky konkludim i kësaj lëvizjeje ka dalë pas publikimit të lajmit se një pjesë e madhe e Qeverisë së Kosovës gjendet në një udhëtim zyrtar katërditorë në Qendrën e Skijimit “Bansko” në Bullgari. Sipas “Vetëvendosjes”, njoftimi për udhëtimin në Bullgari dëshmon qartë se qeveria në krye me Hashim Thaçin e kanë sjellë Kosovën para kolapsit ekonomik.
Gjithashtu, sipas “Vetëvendosjes”, vendimi që plani të hartohet në një qendër skijimi në Bullgari tregon se ndërtesat e shumta qeveritare në Prishtinë nuk i mjaftojnë Qeverisë së Kosovës për të hartuar planin ekonomik për shpëtimin e vendit.
Komunikata për media e “Vetëvendosjes” përfundon duke i quajtur përpjekjet e qeverisë si shterpe, për t’i hedhur hi syve qytetarëve të Kosovës.
Ndërkohë, Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, u bashkohet 6 ministrave të Qeverisë së Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Bullgari, ku pritet të hartojnë planin e Qeverisë për zhvillim ekonomik të vendit. Bëhet e ditur se të mërkurën, këtij grupi do t’i bashkohet edhe kryeministri Hashim Thaçi.
Ministrat e Qeverisë së Kosovës kanë udhëtuar në Bullgari me ndihmën e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe USAID-it, për t’i vendosur pikat kryesore të Planit të Punës së Qeverisë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












