Lajme
Sot diskutohen energjia, telekomunikacioni dhe liria e lëvizjes
Qeveria e Kosovës më në fund nis të bëhet transparente. Ajo njofton për raundin e ardhshëm sid dhe për temat e bisedimeve dhe pjesëmarrësit.
Në njoftim thuhet se sot në Bruksel do të zhvillohet raundi i tretë i dialogut teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Tema që do të diskutohen në këtë raund janë: Energjia elektrike, Telekomunikacioni dhe Liria e lëvizjes. “Delegacionit të Republikës së Kosovës i prin Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa në ekipin e saj janë: Lirim Greiçevci-këshilltari politik i Kryeministrit Thaçi, Dren Zeka – këshilltari kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Gazmir Raci – këshilltar politik i Zëvendëskryeministres Tahiri dhe Arjeta Rexhaj – këshilltare politike e Zëvendëskryeministres Tahiri”, thuhet në njoftim.
“Gjithashtu në delegacionin e Kosovës marrin pjesë edhe ekspertët e fushave përkatëse, Ali Hamiti – kryesues i ZRrE-së, Fadil Ismajli-kryeshef i KOSTT-it, Arben Gjukaj-drejtor i KEK-ut, Naim Bejtullahu-anëtar i bordit të KOSTT-it, Llyr Roëlands-këshilltar në KEK, Ekrem Hoxha-kryesues i ART-së, Lulzim Kurtaj-anëtar i bordit të ART-së, Elvis Pista-PTK, Bardhyl Jashari-këshilltar i Ministrit Bajram Rexhepi, Blerim Camaj, Sabahate Muharremi dhe Shkumbim Kastrati nga MPB”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë,... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












