Lajme
2011, vit i vështirë ekonomik për Kosovën
Ekspertë ekonomik alarmojnë për një vit mjaft të vështirë ekonomik për vendin
Ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se nevojitet ndërmarrja e masave urgjente nga institucionet e vendit, për t’iu qasur problemeve të shumta ekonomike që ka Kosova.
Ata alarmojnë për një vit mjaft të vështirë ekonomik për vendin, raporton Radio Evropa e Lirë.Ata thonë se ngjarjet e fundit politike në vend kanë reflektuar negativisht te zhvillimi ekonomik.
Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv i Institutit Riinvest, thotë se Kosova po kalon një periudhë shumë të vështirë ekonomike.
“Kemi një imazh të dëmtuar karshi investitorëve të huaj, kemi potenciale të ngurtësuara, privatizimi i ndërmarrjeve po ec pa ndonjë konsensus”, ka thënë Abdxhiku.
Një problem tjetër që ka përcjellë Kosovën me vite e që është theksuar më së shumti gjatë 2011-ës, sipas ekspertëve të ekonomisë, është edhe ambienti i pafavorshëm biznesor.
Abdixhiku thotë se institucionet e Kosovës nuk po arrijnë të prodhojnë cilësi në trajtimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat, siç thotë ai, do të ishin gjeneruese të punësimit dhe zbutjes së varfërisë..
Si një nga sfidat problematike, me të cilat duhet të përballen institucionet, ekspertët thonë se është edhe privatizimi i ndërmarrjeve publike.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Lekë Musa, u sugjeron institucioneve të marrin masa konkrete në përmirësimin e shumë fushave ekonomike. Sipas tij, ekonomia e Kosovës është duke kaluar në një fazë mjaft të vështirë të zhvillimit.
“Nuk mund të themi se jemi të kënaqur me gjendjen aktuale ekonomike, për arsye se nuk shohim shenja të ngritjes së investimeve, si vendore, ashtu edhe të huaja, ka thënë Musa për Radio Evropen e Lirë. Si problem tjetër në ekonomi, Musa veçon mosvazhdimin e preferencave tregtare me Bashkimin Evropian.
Këto preferenca, sipas organizatave ekonomike në vend, nuk u vazhduan për shkak të neglizhencës së institucioneve kosovare.
Kosova ka probleme edhe me tregtinë e jashtme, për shkak të barrierave që janë paraqitur nga BE-ja… Problemi i CEFTA-s vazhdon të qëndrojë dhe kjo çështje duhet të adresohet.
Sipas ekspertëve, Kosova ka hyrë në këtë krizë si pasojë e moshartimit të një plani të zhvillimit ekonomik, si dhe problemeve politike në të cilat ka kaluar vendi gjatë dy vjetëve të fundit.
Në të gjitha hulumtimet e bëra, si nga organizatat ndërkombëtare, ashtu edhe ato vendore, thuhet se në fushën ekonomike, Kosova nuk ka arritur përparim të mjaftueshëm.
Kosova vazhdimisht është kritikuar për zhvillim të ulët ekonomik, ndërsa vërejtjet e tilla janë bërë edhe nga Banka Botërore.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor Dukshëm më pak vizitorë udhëtuan për në Zvicër, veçanërisht nga India (-34 për qind) dhe Shtetet... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj












