Lajme
Pesë ish ministra nën llupën e prokurorisë
Aktualisht janë duke u hetuar pesë ish-ministra, ndërsa për emrat e qeverisë aktuale, në prokurori nuk ka lëndë
Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë konfirmon se po hetohen pesë ish ministra të Qeverisë së Kosovës. Prokuroria paralajmëron se shumë shpejt priten edhe ngritjet e aktakuza ndaj tyre.
Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Aleksandër Lumezi, në një intervistë për “Zëri” zotohet se nuk do të kursejnë asnjë person që e ka shkelur, apo që e shkel ligjin, pavarësisht nga pozita që e gëzon, apo që ka gëzuar dikur.
“Politikanët janë personalitete kaluese. Ata dikur do të shndërrohen në qytetarë të thjeshtë dhe to të hiqen nga pozitat prej deputeti, ministri apo funksioneve të larta partiake. Pavarësisht pozitave, ne nuk i ndalim hetimet.
Mund të them se aktualisht jemi duke hetuar pesë ish-ministra, ndërsa për emrat e qeverisë aktuale, në prokurorinë tonë nuk ka lëndë”, ka thënë Lumezi.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor Dukshëm më pak vizitorë udhëtuan për në Zvicër, veçanërisht nga India (-34 për qind) dhe Shtetet... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj













