Lajme
Shqiptarët vazhdojnë ta lakmojnë azilin në Evropë
Në vitin 2015 rreth 66 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE dhe EFTA, duke e renditur Shqipërinë në vendin e pestë për nga numri më i lartë i azilkërkuesve
“Open Data Albania” po hulumton mbi numrin e azilkërkuesve ne vendet e Bashkimit Evropian dhe EFTA përgjatë viteve 2005-2015. Të dhënat kanë burim statistikat e publikuara nga Instituti Evropian i Statistikave. Numri më i lartë i azilkërkuesve për vitin 2015 vjen nga Siria nga ku numërohen rreth 363 mijë azilkërkues. Pas Sirisë vjen Afganistani me rreth 178 mijë azilkërkues dhe Iraku me rreth 121 mijë azilkërkues.
Interesant është fakti se në listën e vendeve azilkërkuese Kosova dhe Shqipëria renditen përkatësisht në vend të katërt dhe te pestë. Ne vitin 2015 Gjermania është shteti që ka pritur numrin më të lartë të azilkërkuesve, rreth 441 mijë ose 33 për qind i totalit të aplikimeve në vendet e BE-së dhe EFTA, transmeton albinfo.ch Pas saj renditen Hungaria e cila ka pritur rreth 174 mijë azilkërkues ose 13 për qind e totalit dhe Suedia e cila ka pritur rreth 156 mijë aplikime për azil ose 12 për qind të totalit. Në vendet e tjera te Bashkimit Evropian dhe EFTA, numri i azilkërkuesve është më i ulët se 100 mijë. Gjermania është shteti që ka pritur numrin më të madh të azilkërkuesve në vitin 2015.
Numri më i madh i azilkërkuesve në Gjermani me rreth 160 mijë aplikime, i përkasin Sirisë. Në vend të dyte për nga numri i aplikimeve për azil në Gjermani renditet Shqipëria me rreth 54 mije azilkërkues. Pas saj vjen Kosova, Afganistani dhe Iraku. Në Hungari dhe Suedi numrin më i lartë i azilkërkuesve vjen nga Siria dhe Afganistani. Hungaria ka marrë po ashtu një numër të larte aplikimesh për azil edhe nga shtetasit kosovarë, numër ky që arrin në rreth 33 mijë aplikime.
Në vitin 2015, rreth 66 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE dhe EFTA, duke e renditur Shqipërinë në vendin e pestë për nga numri më i lartë i azilkërkuesve. Rreth 82 për qind e shqiptarëve kanë kërkuar azil në shtetin gjerman, ndërsa pjesa tjetër është ndarë në përqindje të vogla mes shteteve të tjera.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











