Lajme
Kryesia e Kuvendit miraton formimin e komisionit për ndryshime kushtetuese
Jakup Krasniqi, ka deklaruar se në seancën parlamentare që do të mbahet më 22 prill, do të legjitimohen këto dy komisione
Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për formimin e komisionit për amendamentime kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe komisionit për reformën zgjedhore.
Pas mbledhjes së kryesisë, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se në seancën parlamentare që do të mbahet këtë të premte, më 22 prill, do të legjitimohen këto dy komisione dhe do të zgjidhet guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se nuk duhet të humbet kohë dhe të bëhen ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë dhe në Ligjin zgjedhor.
Nga ana tjetër, kryekuvendari Krasniqi ka thënë se Kryesia nuk mund të shkarkojë kryetarë të komisioneve parlamentare, meqë një gjë të tillë e kishte kërkuar javën e kaluar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s













