Lajme
Gahr Store dhe Hoxhaj zotohen të thellojnë bashkëpunimin
Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Jonas Gahr Store, ka thënë se Kosova është një shtet evropian me zhvillim të hovshëm
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në vizitë zyrtare në Kosovë, ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Jonas Gahr Store.
Ministri Hoxhaj dhe homologu i tij Jonas Gahr Store, janë pajtuar që Kosova dhe Norvegjia të thellojnë bashkëpunimin e tyre edhe sa i përket integrimit të Kosovës në institucionet euro-atlantike dhe fuqizimit të investimeve nga jashtë. Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka thënë se “do të bëhen përpjekje që ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë të vendoset një komunikim në baza të rregullta.”
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Jonas Gahr Store, ka thënë se Kosova është një shtet evropian me zhvillim të hovshëm, duke shprehur përkrahjen e shtetit të tij në të gjitha aspektet.
Ai, po ashtu, ka thënë se Qeveria norvegjeze po ndihmon Kosovën me fonde qeveritare dhe se kjo ndihmë është e fokusuar në tri drejtime: sistemin ligjor, edukim dhe krijimin e ambientit për investime të huaja private në Kosovë.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s












