Lajme
Shfaqen abuzuesit me tragjedinë e Shkupit, qeveria vepron kundër çmimeve të fryra
Qeveria ka sjellë një vendim që çmimet të mbahen në nivelin që kanë pasur para datës 6 gusht kur ndodhën vërshimet. Ky vendim i qeverisë është marrë pas vërejtjes se shumë tregtarë i kanë rritur çmimet në mënyrë të paarsyeshme
Pasojat e katastrofës natyrore që goditi pjesë të Maqedonisë më 6 gusht shihen në çdo hap dhe për të tejkaluar ato, janë vënë në funksion shumë segmente të institucioneve të vendit.
Në Maqedoni janë paraqitur edhe ata që janë në gjendje të përfitojnë nga çdo rrethanë, edhe nga tragjedia njerëzore, duke ngritur çmimet e artikujve jetësorë për popullatën e goditur nga vërshimet e javës së kaluar. Për këtë arsye qeveria ka sjellë një vendim për çmimet e disa artikujve të cilave do të duhet t’u përmbahen tregtarët. Çmimet janë caktuar sipas vlerës që kanë pasur këto artikuj para datës 6 gusht kur ndodhën vërshimet. Ky vendim i qeverisë është marrë pas vërejtjes se shumë tregtarë i kanë rritur çmimet në mënyrë të paarsyeshme, shkrun zhurnal.mk. Kështu p.sh. çmimi i çizmeve të gomës është rritur nga 400 në 1000 denarë brenda pak ditëve, edhe çmimi i ujit të ambalazhuar është shumëfishuar.
Për ta parandaluar këtë fenomen, qeveria ka vendosur deri në sa mund të jenë çmimet më të larta të disa produkteve bazë në raste si kjo e vërshimeve. Tregtarët do të përballen me gjoba deri në disa mijë euro nëse nuk i përbahen çmimit të: ujit të ambalazhuar, çizmeve të gomës, qirinjve, mjeteve për dezinfektim, dorezave mbrojtëse dhe produkteve të ngjashme.
Me qëllim mbrojtjen e shëndetit të banorëve në rajonet e vërshuara në Maqedoni, janë aktivizuar ekipe të endokrinologëve dhe infektologëve, ka filluar dezinfektimi dhe është marrë edhe rekomandimi për evakuimin e personave të rrezikuar. Këto janë pjesë të masave që sot i miratoi Komisioni për sëmundje infektive, shkruan zhurnal.mk.
Kryetarja e Komisionit për sëmundje infektive, Jovanka Kostovska, deklaroi se ekipi nga endokrinologët nga Klinika për endokrinologji, nga SPQ “8 Shtatori” dhe nga Shtëpia Shëndetësore Shkup, do t’i vizitojnë përdoruesit e insulinit dhe do të ndajnë terapi.
Ajo përkujtoi se është kryer dezinfektimi në Ilinden, Butel dhe në Kisella Vodë me gjithsej 35 mijë metër katror, nga dje ka filluar dezinfektimi i shtëpive në Stajkovc, ku uji është larguar dhe ku mund të kryhet dezinfektim, ndërsa sot 16 persona me pompa së bashku me ARM-në kryejnë dezinfektim në Stajkovcë.
Kostovska paralajmëroi edhe dezinfektim të larvave në varshmëri me kushtet e motit në rajonet e vërshuara nëpër fusha dhe çdo kund ku ka sasi më të madhe të ujit.
Për familjet nga rajonet e vërshuara që nuk mund të sigurojnë informacionet nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë janë përgatitur fletushka në gjuhën maqedone dhe shqipe me informata të sakta se si duhet të veprohet dhe të mbrohen, fletushka që cilat ndahen nga Kryqi i Kuq së bashku me pakon e ushqimeve për banorët.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?










