Shkurt.ch
Zvicra jep 11.11 milardë në emër të ndihmës për zhvillim
Por nuk është miratuar plani që deri në vitin 2028 Ndihma për Zhvillim të arrijë në 0.7 për qind të brutoprodhimit vendor
Fondi i Ndihmës për Zhvillim që Zvicra u jep vendeve të varfra do të ketë për katër vitet në vijim,11.11 miliardë franga në dispozicion. Për lartësinë e kësaj shume ka vendosur Komisioni për Politikë të Jashtme i Dhomës së Kantoneve (Senatit) të Parlamentit të Zvicrës, shkruan sda.ch.
Me këtë qëndrim ajo ndjek vendimin e marrë më herë nga Dhoma Nacionale e Parlamentit, në të cilën vendimi qe marrë me një diferencë të vogël votash pro, përcjell albinfo.ch. Kjo për shkak se i gjithë grupi parlamentar i SVP/UDC-së kishte qenë për të reduktuar këtë fond ndërsa këtij grupi i qenë bashkuar edhe pjesëtarë të FDP/PLR-së.
Ndërkaq në komisionin e përmendur të Senatit, kjo shumë gjegjësisht kornizat për kreditë, kanë qenë të pakontestueshme, bëjnë të ditur shërbimet brenda parlamentit.
Nga ana tjetër, nuk ka arritur të krijojë shumicë plani që deri në vitin 2028 Ndihma për Zhvillim të arrijë në 0.7 për qind të brutoprodhimit vendor. Shuma për të cilën është arritur pajtimi, pra 11.11 miliardë franga, përbën vetëm 0.48 për qind të prodhimit të përgjithshëm vendor të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












