Lajme
Serbia e gatshme të bisedojë për ndarjen e Kosovës
Ekipi negociator serb nuk ikën nga mundësia që të bisedohet për ndarjen e Kosovës
Kështu ka thënë në një bisedë për gazetën “Blic” Borko Stefanovic, shef i ekipit serb në bisedimet për Kosovën.“Ne jemi të lirë të flasim për çdo gjë dhe nga unë kurrë nuk keni për të dëgjuar: Jo, kjo është absolutisht e pamundur dhe për këtë nuk mund të flitet. Mendoj se pala tjetër duhet ta përshtatë qasjen e vet për kërkesat rreth zgjidhjes e jo vetëm të kërkojë konfirmimin rreth të të ashtuquajturës pavarësi tyre, sepse këtë kurrë nuk do ta ketë”, citohet të ketë thënë Stefanovic.
Në vërejtjen se kjo do të thotë se është e pamundur të mos preket çështja e statutit të Kosovës, Steafnovic ka thënë: “Mendoj se çështja e statusit është në çdo temë që bisedohet.Tash për tash të dy palët respektojnë pikëpamjet e veta për statusin, por problemi lind kur njëra palë, më së shumti ajo e Prishtinës, insiston që ne të japim konfirmimin tonë për statusin tyre. Puna jonë në këtë proces nuk është që përmes zgjidhjes të murosim të ashtuquajturën pavarësi të tyre, por të zgjidhim probleme konkrete sipas parimeve dhe standardeve”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë Autoritetet morën masën pas ankesave për incidente dhe shqetësime të shkaktuara nga disa vizitorë që vinin... -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve














