Sport
Asiston Taulant Xhaka
Xhaka ndihmoi në fitoren 4:1 që Baseli mori mbrëmjen e së shtunës ndaj Luganos duke dhënë edhe një asist për Sfefen, i cili realizoi golin e dytë në minutën e 48-të të lojës
Kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare të futbollit bëhen protagonistë me ekipet e tyre në Zvicër dhe Francë. Taulant Xhaka vijon të jetë në krye të kampionatit zviceran me ekipi e tij të Baselit, ndërsa Emir Lenjani zbret në fushë me francezët e Rene, pas dilemave për një largim të mundshëm nga Liga 1, shkruan albinfo.ch.
Xhaka ndihmoi në fitoren 4:1 që Baseli mori mbrëmjen e së shtunës ndaj Luganos duke dhënë edhe një asist për Sfefen, i cili realizoi golin e dytë në minutën e 48-të të lojës.
Me këtë rezultat Baseli vijon të udhëheq Superligën zvicerane me 15 pikë, 6 pikë larg Luzernit në vendin e dytë, e cila ka edhe një ndeshje më pak.
Ndërkaq, Emir Lenjani u aktivizua nga trajneri Kristian Gurkuf në minutën e 72-të të pjesës së dytë, duke zënë vendin e Said, ndërsa ndeshja mes Renes dhe Nansit u mbyll me shifrat 2:0.
Aktivizimi i Lenjanit me Rene u duk surprizë pasi pak ditë më parë emri i tij u përfol për kalimin tek një tjetër klub në Ligën 1, te Guingampi.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026














