Lajme
Të evakuuarit e parë nga Siria mbërrijnë në Kosovë
Identifikimin e qytetarëve kosovarë në Siri e ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi.
Pas përshkallëzimit të situatës në Siri, kosovarët me qëndrim në atë vend kanë filluar të kthehen në atdhe. Identifikimin e qytetarëve kosovarë në Siri e ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi. Ato, po ashtu kanë mundësuar e tyre kthimin në Kosovë.
“Të gjithë shqiptarët që janë atje, janë shëndosh e mirë. Ju bëj me dije të gjithë familjarëve të tyre se ata janë mirë. Unë kam kontaktuar nga Stambolli me disa nga qytetarët kosovarë që janë atje, dhe nesër në mëngjes ata do të nisen nga Damasku për në Stamboll, për të vazhduar për në Prishtinë”, ka thënë Fatos Rexhepi nga Ferizaj, i cili ka qenë në Damask së bashku me familjen e tij.
Këshilltari për media në MPJ Artan Behrami, ka paralajmëruar se nesër, do të evakuohen edhe 11 shtetas të tjerë që gjenden atje, njofton telegrafi.com.
“Evakuimin e shtetasve të Republikës së Kosovës do të bëjmë para ditës së premte, kur është paralajmëruar që të ketë përsëri demonstrata shumë masive, me potencial të shpërthimit të dhunës”, ka thënë Behrami.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës iu bën thirrje edhe njëherë të gjithë shtetasve kosovarë që të mos udhëtojnë për në Siri, kurse qytetarëve të Kosovës që gjenden në territorin e këtij shteti, që të largohen nga zonat e rrezikshme, deri në kohën sa gjendja e sigurisë në këtë shtet të përmirësohet.
“MPJ njofton të gjithë shtetasit, të cilët i kanë të afërmit e tyre në Siri të kontaktojnë Shtabin e Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrat: +381 38 200 11034; +377 44 414 377; +377 44 355292 ose në adresën elektronike: [email protected]. Po ashtu, shtetasit të cilët kanë të afërmit e tyre në Siri, mund të kontaktojnë edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Turqi në numrat tanë të telefonit: 0090312 446 70 54; 0090 507 754 56 70”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë Autoritetet morën masën pas ankesave për incidente dhe shqetësime të shkaktuara nga disa vizitorë që vinin... -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve













