Lajme
Arrin grupi i parë i kosovarëve nga Siria
Kanë arritur sot tetë shtetas të Kosovës nga Siria pasi atje është përkeqësuar gjendja e sigurisë. Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) dhe Ambasada e Kosovës në Turqi kanë identifikuar qytetarëve kosovarë që jetojnë momentalisht në këtë shtet dhe u ka mundësuar kthimin në Kosovë.
Artan Behrami, këshilltar për media në MPJ ka paralajmëruar se nesër, do të evakuohen edhe 11 shtetas të tjerë që gjenden atje.
“Evakuimi i shtetasve të Republikës së Kosovës do të bëjmë para ditës së premte, kur është paralajmëruar që të ketë përsëri demonstrata shumë masive, me potencial të shpërthimit të dhunës”, ka thënë Behrami.
MPJ-ja iu bëri thirrje edhe njëherë të gjithë shtetasve kosovarë që të mos udhëtojnë për në Siri, kurse qytetarëve të Kosovës që gjenden në territorin e këtij shteti, që të largohen nga zonat e rrezikshme.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto












